LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Paloka: Një hap larg konfliktit civil

6 Shkurt 2018, 19:02, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një pronomcim për News24, ka treguar përse deputetët e opozitës nuk pranojnë t?i djegin mandatet, zgjidhje e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, më 18 dhjetor, ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku.

Teksa e ka quajtur këtë qeveri ilegjitime, Paloka ka thënë se djegia e mandateve është një hap larg konfliktit civil.

?Kemi përballë një qeveri ilegjitime, një partalment ilegjitim dhe mënyrat tona pavarësisht demokratike, duhet të jenë të tilla që t?i përgjigjen këtij realiteti. Djegia e mandateve do të thotë që të jemi një hap larg konfliktit civil. Në bazë të djegies së mandateve të deputetëve, nuk ka më ça të bëjë opozita dhe të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri që e ka humbur legjitimitetin. Do çojë në situata aspak të këndshme?,- tha Paloka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga