Connect with Us

Denoncimi-Vjedhje masive në Lushnje/ E përfshirë dhe policia  

Aktualitet

Denoncimi-Vjedhje masive në Lushnje/ E përfshirë dhe policia  

Publikuar

-

Një denoncim është bërë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se në Lushnje ka një javë që po kryhen vjedhje në banesa dhe makina, ndërsa policia nuk bën asgjë, pasi sipas tij janë bërë palë me hajdutët.

LEXO EDHE:  Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke filluar sheh ëndrra me burgje, por...

“Vjedhje masive ne Dushk te Lushnjes. Çunat e krimit pale me hajnat! sb

“ zoti berisha ne fshatin dushk lushnjes ka nje jav qe vidhen banesa dhe makina dhe policia nuk ben gje jan pale me hajdutet anonim”- shkruhet në postimin e Berishës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Premtimet boshe të Grida Dumës/ Po të ma kërkonte SHBA, do largohesha nga politika

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se PD për ish kryeministrin  Sali Berisha është krijesa e tij dhe se e kupton dhimbjen që ai ndjen, por vjen një ditë që kjo krijesë kërkon sakrificën tënde.

Ajo ka theksuar se situata në PD aktualisht është si një anije ku duhet të zgjedhësh të shpëtosh  veten apo fëmijën tënd, duke treguar kështu që thelbi duhet të jenë demokratët.

Nga ana tjetër, deputetja bën me dije se nëse ambasada amerikane do kishte bërë thirrje kundrejt saj për t’u larguar, ajo shprehet se do të kishte ikur që me sekondin e parë ngha politika.

“Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar.

Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që:



“Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishën është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. 

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” 

Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!”, shkruan Duma në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila ndidhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një njoftimi, policia bën me dij se drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K ka përplasur 21 vjeçaren me iniciale E.K në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”.

Tiranë/ Informacion paraprak



LEXO EDHE:  Tensione në Kuvend/ Noka zmbraps Tahirin nga foltorja, ja liron Berishës

LEXO EDHE:  Berisha kthehet 9 vite para/ Publikon mesazhin pas heqjes së vizave nga BE

Me datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E qëlluan me silenciator/ Policia jep detajet, si tentuan ta eliminojnë ish kryetarin e Komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur.

Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

Shkodër/ Informacion paraprak



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  E quajti ‘Madam Falimenti’/ Anila Denaj i përgjigjet Berishës

LEXO EDHE:  30 vite nga numri i parë i Rilindjes Demokratike/ Çfarë deklaronte në vitin 2000 Monika Kryemadhi për gazetën opozitare

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

LEXO TE PLOTE