LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha debaton me avokatin e Andi Tomës: Rruga, më thuaj ku është rruga?!

6 Shkurt 2018, 21:50, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ka debatuar me avokatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve të arrestuar, Andi Toma.

Ndërsa avokati u ndal vetëm tek akuza shpërdorim detyre, akuzë që sipas tij bëhet ndaj klientit të tij, Hoxha u shpreh se nuk është një akuzë, por pika që ai përmend është e 6 në radhë.

Sipas avokatit Neshat Fana, klienti i tij është i pafajshëm dhe ky nuk është gjë tjetër pos një sulm polit, dhe se rruga nuk është ndërtuar për shkak se fondet s’kanë qenë të plota dhe ajo ka pasur shembje gjatë ndërtimit.

Por Artan Hoxha ka këmbëngulur vazhdimisht duke i thënë avokatit: “Rruga, më thonë ku është rruga?!” /CNA.al

Lajmet e fundit nga