LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i dy ish-drejtorëve të rrugëve/ Artan Hoxha: Rruga u zgjat 10 vjet, parat u harxhuan dhe...

6 Shkurt 2018, 21:24, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit, “Opinion” ku po bisedohet lidhur me arrestimin e dy ish-drejtorëve të Përgjithshëm të Rrugëve, u shpreh se këta të fundit akuzohen për të njëjtën akuzë, për shpërdorim fondesh dhe zgjatje të afatit të punimeve në mënyrë abuzive, që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 5 milionë eurosh. Pavarësisht kësaj, rruga ende nuk ka mbaruar.

Hoxha u shpreh se firma i ka marrë paratë, por rruga nuk ka përfunduar, dhe se zgjatja e afatit të punimeve 6 herë, ka bërë që parat e shpenzuara të justifikohen.

“Duhet të mbaronte brenda 2 viteve, por ka zgjatur 10 vjet dhe jo vetëm që nuk ka mbaruar por paratë janë harxhuar dhe rruga është askund…”, – tha Artan Hoxha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga