LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thumbon Gjekmarkaj / Ja, cila është lidhja e Veliajt me Skënderbeun

5 Shkurt 2018, 13:23, Aktualitet CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar propagandat e  kryebashkiakut të  Tiranës Erion Veliaj.

Gjekmarkaj me një ironi të hollë, ka përshkruar daljet falso te Veliaj në ekrane, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Madje analisti shkon më tej ndërsa thumbon  Veliajn, duke thënë ? se Skënderbeu nuk qenkësh Edi Rama, po ky djali punëtor si palla e hekurt e Gjergjit?.

?Kryebashkiaku Erion Veliaj është njeri i familjes, tashmë, për të gjithë ne. Nëse zgjohemi të mërzitur, ai shfaqet menjëherë në televizor dhe na thotë  ?jeta është e bukur-jetoje atë?.  Makthet e një nate pa gjumë marrin arratinë e thyejnë qafën! S?qullja, dhimbjet e mesit, murrëtimi, stresi mpaken dhe gëzimi të çukit si lejlek mbi dritare. Del në sallon me pantofla e pizhame e teksa rrufit kafenë, ai përsëri duket në një tjetër ekran. Sa shpejt! Ti hap sytë dhe kruan veshët në pritje të një tjetër parabole. Ai paralajmëron butë- sisht se erdhi koha për t?iu futur punës.

Një shpjegim burimor për virtytet e saj, qysh ajo na edukon, qysh na siguron mbrothësinë e një jete të paqtë, qysh na darovit me një bilete gratis në udhëtimin drejt së ardhmes. Në fund, një porosi ?duaje qytetin tënd?! Një buzëqeshje dhe një ngjatetim me dorë për të kuptuar që nuk je i vetmuar. Ndjenja e fajit se po vonohesh për të kapur ritmin, të zë menjëherë. E boshatis filxhanin me dy të hedhura, paçka se buzët e gjuha digjen ndoca.

Në ashensor, përsëri Erioni, nuk të le vetëm në atë mugëtirë dritash të zbehta. Aty gjen një fletëpalosje me këshilla praktike sesi të bëhesh një qytetar perfekt, i denjë për komunitetin! Një këshillë si të sillesh me administratorin! Një lajmërim si dhe kur të paguash dritat! Një qasje si mund ta gjesh momentin e duhur për të përkëdhelur qenin e komshiut pa të kafshuar gishtin.

Në Bulevard, në mes të njerëzve, ti mendon se je vetëm me mendimet e tua, por jo, aty përsëri ke mundësi të takosh Erion Veliajn me një grup kamerash nga pas, të cilat e ndjekin në vrapin e tij haravan me biçikletë mbi trajektoren e caktuar për to. Në fillim jep lajmin sa kilometra këso udhe do hapen, pastaj shpjegon rëndësinë e të ecurit me biçikletë, dobinë që sjell ajo në qarkullimin e gjakut, në tretjen e ushqimit, zbutjen e kolitit dhe forcimin e zemrës.

Duhet rendur kah puna dhe shton ritmin, pak metra para se të futesh në një kënd reklame përsëri mbi kopertinën e një reviste sheh Erionin me pulovrin e tij mbushur me rombe, me vështrimin projektuar në horizont, as fort i qeshur, por kurrsesi i zymtë, i cili të përcjell mesazhin e sportivitetit, rinisë dhe energjisë. Të duket vetja i dalë kohe dhe mode me petkat e rënda dimërore. Orët e punës mbërrijnë në cakun e mbramë. Stomaku ka filluar të therë nga pak.

Kthimi përtypet nën shenjën e nervozitetit të midesë së trazuar. Zakoni e do që të hapesh atë të uruar televizor për të marrë vesh çfarë ka ndodhur. Përsëri del Erion Veliaj, duke mbjellë pemë monopateve përreth qytetit dhe me vete ka edhe ish-Presidentin Moisiu, i cili magjepset nga nisma aq sa beli në duar i ka hije si violina Paganinit. Ç?kuptim do të kishte ky mundim pa shpjeguar rëndësinë e gjelbërimit, romantizmin e kurorave, pastrimin e ajrit për një frymëmarrje të dëlirë e pa kokëçarje?!

Gjithësia, me gjasë, u mbrujt ditën kur edhe arbëreshët, që kaptuan detin për në dheun e të parëve, e gjetën veten rrëpirave të Petrelës, duke ngulur ullinj si amanet i Skënderbeut, se kështu u tha Veliaj. Ai i di mirë ato domene të kujtesës historike. Nuk dihet në i gostiti me këngën ?si të lashë e më s?të pashë, moj e bukura More?! Por një gjë është e sigurt, se ata ikën të këndellur dhe e kuptuan që Skënderbeu bash-bash nuk qenkësh Edi Rama, po ky djali punëtor si palla e hekurt e Gjergjit të madh. Vjen darka, që ardhtë e bardhë!

Rreth tryezës çukit nga pak e tërheq ndonjë gllënjkë njeriu i gjorë për të namatisur gurmazin e kreshpëruar nga smogu dhe hedh sytë nga ekrani, ku ja beh përsëri Kryebashkiaku ynë. Me kamera nga pas, të cilat i shërbejnë papërtueshëm, hyn në një familje, mban në prehër një kolopuç dhe llafoset gjithë ëndje, më pas, ulet ndanë sofrës dhe ha me ç?tu ndodhet me të zotët e shtëpisë. U jep shpresë, dashuri, përkujdesje e nëpërmjet shumëfishimit të imazhit, këtë bekim e çon anembanë kësaj shqiptarie plot derte. E nesërmja është një befasi ?, ka shkruar Gjekmarkaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga