LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i Turqisë takon Papa Franceskun

5 Shkurt 2018, 17:35, Aktualitet CNA

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka realizuar vizitën e tij të paralajmëruar dy ditore në shtetin e Vatikanit.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare dhe ato italiane Presidenti i shtetit turk u prit në Vatikan me një ceremoni zyrtare në pallatin ?Apostol?, ndërsa gjatë kësaj vizite është shoqëruar dhe nga zonja e parë Emine Erdogan.

Rexhep Taip Erdogan fillimisht është pritur nga Kryepeshkopi Georg Ganswein,  në oborrin ?San Damaso?, ndërsa më pas është pritur dhe nga Papa Françesku. Vizita e Erdoganit renditet ndër të parat e një lideri turk në Vatikan në 59 vitet e fundit, raportojnë mediat./CNA

Lajmet e fundit nga