LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimet e Presidentit grek ndaj Shqipërisë/ Shpërthen avokati: Vetëm një injorant...

5 Shkurt 2018, 20:03, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer ndaj deklaratave të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i cili kërcënoi hapur Shqipërinë me Veto për anëtarësimin në BE dhe ku tha se Shqipëria nuk duhej të përmendte çështjen çame dhe Çamërinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shprehet se, “Vetëm një injorant që nuk e njeh as historinë si shkencë, as të drejtën si koncept juridik, dhe as fajësinë ndaj një krimi si përcaktim krejt personal dhe as fare si përcaktim koleltiv, vetëm ky mund të flasë ashtu siç foli Presidenti grek dje për genocidin çam antishqiptar që kanë ushtruar hordhitë kriminale greke kundër popullit shqiptar në vitin 1945.”

Më tej ai ka shtruar një sërë pyetjesh për të kuptuar se përse presidenti Pavlopoulos, e bëri atë deklaratë dhe kërcënim ndaj shpqiptarëve.

“Çfarë na tha dje Presidenti grek me një kërcënim qesharak, kur i kërkoi politikës shqiptare që të mos e pëmendte as si emër çështjen çame, duke i quajtur mijëra fëmijë, gra e pleq shqiptarë të masakruar si bshkëpunëtorë të nazizmit?

Çfarë, pra:

Kërcënoi Shqipërinë?
Kërcënoi shqiptarët?
Iu kujtuan hijet makabre të sa kaluarës që kërkojnë shpëtimin ndaj përgjegjësisë për krimet anti-shqiptare?
I trembet i zhvillimit ndërkombëtar të Shqipërisë?
I trembet të vërtetës për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor?
Iu kujtua në panik se vetë Greqia është një shtet dy kombësish, shqiptaro-grek, dhe këta tipa si Presidenti aktual grek kanë ushtruar në Greqi dhunë barbare kundër gjuhës shqipe, dhe kanë ushtruar genocid antishqiptar?
Kanë frikë se kjo kohë nuk ua përkrah më pushtimin e territoreve shqiptare?
Ka frikë nga aleanca shqiptaro – amerikani për Ballkanin Perëndimor?
Ka frikë nga aleanca germano- shqiptare për Ballkanin Perëndimor, duke kujtuar 200 miliardët e eurove që i kanë borxh Gjermanisë?
Apo ka, më në fund, frikë se padrejtësitë që Europa e vitit 1913-1915 ka bërë kundër popullit shqiptar në Ballkan, tani, me qëndrimin amerikan, po kërkon të heqë dorë nga padrejtësitë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve?, – shkruan Ngjela.

Në vijim ai thotë:

“Cila nga këto pyetje është më e saktëa?

Janë të sakta, që të gjitha bashkë; prandaj mund të thuhet se ai është një President i dominuar nga frika e padrejtësisë antishqiptare. Por duhet të durojë, se është vetëm fillimi.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga