LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-këshilltari i Berishës: Politika më e mirë për ARMO-n do të ishte mbyllja e saj

5 Shkurt 2018, 22:02, Aktualitet CNA

Neritan Sejamini, drejtuesi i portalit “Exit.al” dhe ish-këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka komentuar aktivitetin e kompanisë ARMO dhe privatizimin e saj gjatë qeverisë “Berisha”.

Ai u shpreh se politika më e mirë do të ishte që shteti ta mbyllte plotësisht ARMO-n, pasi ajo është shndërruar në një gërmadhë prej llamarinash, pasi ka makineri shumë të vjetra që nuk kanë asnjë lloj vlere.

Sipas Sejaminit, ARMO me makineritë që ka dhe në gjendjen që është sjell shumë dëm mjedisor, ndërsa shtoi se privatizimi i saj në kohën e Berishës, ishte një fitim për shtetin sepse ajo nuk vlente asgjë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga