LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunon dhe kërcënon bashkëshorten/ Ndalohet nga policia.

5 Shkurt 2018, 09:12, Aktualitet CNA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin:-Lulëzim D., 57 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F.D, 54 vjeçe, se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti.

Gjithashtu ky shtetas e ka kërcënuar për të mos kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ?Dhunë në familje? parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal./CNA.al

Lajmet e fundit nga