LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja demokrate përgënjeshtron Gjiknurin për Rrugën e Arbrit/ Ja kur fillon puna

5 Shkurt 2018, 12:25, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për Rrugën e Arbrit me kompaninë fituese të garës.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja Çupi, nisur nga fakti se kjo kontratë u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Gentian Keri, dhe jo nga ministri, thotë se ky është mashtrimi i radhës.

Sipas deputetes Çupi, ?shoë i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta?. Ndër të tjera deputetja demokrate shprehet se ?Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale:

Postimi i plotë:
Dibranëve po u ofrohet cdo dite fyerje, dhunë fasadë dhe propagandë.
Nuk është aspak e vështirë që cdo ditë shqiptarët të përballen me mashtrimin e radhës të kësaj qeverie.

Natyrisht korrupsioni më i madh i kësaj qeverie janë koncesionet propagandistike.
Kjo u demonstrua sot kur dibranët kuptuan që as këtë vit nuk fillon rruga e shpresës së tyre që i afron më shumë me Tiranën.

Sot shoë i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta.

Ministri vetë nuk u pa të firmoste kontratë, gjë që fakton propagandën e radhës për firmosjen e kontratës prej 240 milionë euro nga administrata e Ministrisë. Ministri konfirmoi propagandën e kësaj qeverie kur tha se akoma nuk janë siguruar fondet për këtë projekt jetik.

Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale, në fakt siç bën cdo herë kjo qeveri. Por edhe për taksat që do paguajne Dibranët nuk u fol. Interesat e rrugës q? do paguajnë shqiptarë janë futur në terr informativ.

240 milionë euro për 13 vite, që i bie 18 milion euro ne vit.

Sikur vetëm nga buxheti i shtetit do të bëhej, dibranëve dhe shqiptarëve do tu binte më lirë. Por buxhetin e taksapaguesve shqiptarë kjo qeveri nuk e ka për investime por për oborrin e kryeministrit.

Asnjëherë kjo qeveri nuk ka vepruar në përputhje me interesat e qytetarëve shqiptarë, aq më pak dibranëve që i ka zhutur thellë e më thellë në varfëri. ndërsa zullumet brenda llojit ne Bashkinë e Dibrës nuk kane mbarim, tashmë del me shashka për të mbuluar diellin me shosh me projekte pa projekte./ CNA.al

Lajmet e fundit nga