Atentati ndaj Devi Kasmit/ Shtëpia e “vdekjes” në Mëzez me armë të sofistikuara në mure (video) - CNA
Connect with us

Aktualitet

Atentati ndaj Devi Kasmit/ Shtëpia e “vdekjes” në Mëzez me armë të sofistikuara në mure (video)

Publikuar

-

Jo vetëm që është përdorur për të organizuar vrasjen e Devi Kasmit, por vila e Aurel Hoxhallarit në Mezëz të Tiranës dyshohet se është pikënisje edhe për një sërë krimesh të tjera të pazbardhura në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Burime nga Policia thanë për Report TV se brenda mureve të vilës së Hoxhallarit janë gjetur edhe armë të sofistikuara.

Në pamje të parë duket një shtëpi e mirë rregulluar në mes të një zone të banuar pak kilometra në dalje të Tiranës që nuk krijonte as më të voglin dyshim se atje zhvillohej aktivitet kriminal.

Bëhet fjalë për këtë shtëpi që përdorej nga grupi kriminal i Aurel Hoxhallarit, të arrestuar nën dyshimin se organizuan një dhe ekzekutuan një plan deri diku perfekt në ekzekutimin e Devi Kasmit.

Por Report TV ka zbuluar detaje të reja të cilat sugjerojnë se kjo shtëpi ishte piknisja e thurjes së planeve të   disa veprave të rënda kriminale kohët e fundit.

Një burim policor e quajti  atë si “shtëpinë e vdekjes” kjo pasi nga këtu dyshohet se e kanë zanafillën disa atentate të ndodhura jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

LEXO EDHE:  "Mos më kërkoni më..."/ Zhduket prej ditësh një 29-vjeçar

Në kushtet e anonimatit burimi policor tregon për interesin e madh që ka kjo shtëpi në hetimin e vrasjes së Kasmit por edhe për ngjarje të tjera.

Brenda kësaj banese Policia ka zhveshur muret dhe tavanin ku ka gjetur armë të sofistikuara. Armët ishin fshehur në tavanin e shtëpisë së Aurel Hoxhallari, por edhe në disa vende të fshehta të futura mes mureve.

Gjithashtu burime policore thanë për Report Tv se ekspertët po kqyrin gjurmët e gjetura në këto armë. Kjo për faktin se ato dyshohen se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të pazbardhura vitet e fundit, ku përfshihet Tirana, Vlora dhe Durrësi. Disë nga atnetatet që kanë tronditur këto qytete, dyshohet se janë kryer nga armët që ndodhen brenda kësaj banese, por Policia po punon për gjetjen e gjurmëve.

Gjithashtu burimet sqarojnë se brenda kësaj shtëpie dyshohen edhe se janë mbajtur persona peng. Kjo për faktin se janë gjetur disa gjurmë, duke i krijuar dyshimet hetuesve se banesa është përdorur edhe për pengmarrje. /Shqiptarja

Aktualitet

Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë deklaruan te Krimet e Rënda

Publikuar

-

By

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji bashkë me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sa i takon çështjes së audio-përgjimit, ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim për mediat, Gazmend Bardhi ka kërkuar nga organet e drejtësisë një ndëshkim spektakolar për personat e përfshirë në trafik droge, përfshirë edhe vëllain e ministrit të Brendshëm.

“Ishim në cilësinë e personave që kemi apo mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur prokuroria. Faktet dhe argumentet tona janë publike, jemi para një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga Xhafaj dhe qeveria për llogari të vëllait të ministrit. Unë do të bashkëpunoj me organet e prokurorisë.

Shpreh shqetësimin tim se kjo është prokuroria e rimeve të rënda që ka për detyrë të hetojë. Vëllai nuk është marrë i pari në pyetje, por jemi marrë ne. Nuk është marrë ministri, por ne që denoncojmë. Nuk është marrë kryeministri, që ka krijuar alibi ndaj vëllait të ministrit, se gjoja zëri nuk është i Agron Xhafajt.

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Thirrja ime publike është që t’i fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, pra të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në trafik droge.”-u shpreh Bardhi.

Ndërsa në lidhje me paraqitjen e tyre sot te Krimet e Rënda, Bardhi tha “Ne deklaruam gjithçka u pyetën dhe gjithçka kemi bërë publike me fakte dhe prova. U pyetëm mbi faktet dhe materialet që i kemi bërë publike. Ne dhamë sqarimet tona mbi faktet.”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Unë nuk jam Ervin Salianji”/ Deputeti i video-skandalit erotik mohon identitetin

Publikuar

-

By

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për tu marrë në pyetje në lidhje me audio-përgjimin e publikuar disa ditë më parë, nga opozita, për të cilin PD pretendon se vëllai i ministrit Xhafaj shfaqet duke bërë pazare droge.

Deputeti Salianji, i cili kohë më parë u kap në një bisedë perverse në sallën e parlamentit me G.D, sot mbante një pankartë në duar, ku shkruhej “Unë nuk jam Ervin Salianji”, duke ironizuar kështu ministrin Xhafaj.

LEXO EDHE:  "Mos më kërkoni më..."/ Zhduket prej ditësh një 29-vjeçar

Sipas tij, aq sa mundet ai të mohojë që është Ervin Salianji, aq mundet ministri Xhafaj të mohojë vëllain e tij në audio-përgjimin e publikuar nga PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Qeveria e Fahri Balliut

Publikuar

-

By

Prej pesë vitesh, kemi ditur qeverinë “Rama”, apo qeverinë “Rama-Meta”. Më përpara kemi njohur qeverinë “Berisha-Meta” apo qeverinë “Berisha”, qeverinë “Nano”, qeverinë “Meta”, apo më përpara qeverinë “Meksi”, e kështu me radhë.

Por, sot në fakt në Shqipëri përtej qeverisë “Rama”, kemi qeverinë “Fahri Balliu”. Qeverinë “Rama-Balliu” ndoshta do të quhej drejt.

Në këto pesë vite, Fahri Balliu ka qënë një nga njerëzit e preferuar të qeverisë, gjatë kohës kur Ilir Meta ishte pjesë e saj. Për shkak se dyert e ministrisë së Bujqësisë, të Transporteve dhe institucione të tjera të rëndësishme, i hapeshin sa herë ai dëshironte.

Kjo për influenca klienteliste, korruptive e të tjera si këto, të cilat kishin filluar që në qeverinë e “Berishës” . Të mos harrojmë se ky është nga mandatet e qeverisjes së Fahri Balliut, që turpësisht ministrat i hapin derën për shkak të frikës që kanë nga ish-sigurimi dhe ish-spiuni, i akuzuar shpesh në media me pseudonimin “Këndezi Fahri Balliu”.

Dje CNA.al raportoi një takim të gjerë mes Fahri Balliut dhe Niko Peleshit, ministri aktual i Bujqësisë, ish-zv.kryeministër dhe krahu i djathtë i Edi Ramës.

Një bisedë ku flitej për PD-në, për bashkëqeverisjen, por edhe disa qoka që kërkonte Fahriu nga Nikoja, pra disa favore.

Nuk është Niko Peleshi i vetmi ministër në qeverinë e Edi Ramës, që i shërben Fahri Balliut. Është edhe Damian Gjiknuri, një nga ata që është shumë afër tij. Askush të mos çuditet po të flasim që ka edhe disa ministra të tjerë, të cilët e respektojnë Fahriun, afër apo larg.

Veç tyre, në mandatin e shkuar ishin dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së. Më tej ishte qeveria “Meta-Berisha”, qeveria e ëndrrave të Fahriut, apo qeveria “Berisha”, ku Fahriu përplasej me ministra për interesa të tij dhe skandalet plasen. Që nga Gërdeci, mbikalimi te Kthesa e Kamzës, By-pass Fier-Vlorë, rruga Levan-Tepelenë, e të tjera si këto, ku ishte përfshirë Fahri Balliu.

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Këtu le të kujtojmë edhe disa tentativa të tij për të rrëmbyer disa koncesione të qeverisë së djeshme, apo të qeverisë sot.

E pra, sot shqiptarët turpësisht kanë përfunduar të qeverisen nga Fahri Balliu, apo bashkëpunëtorët e tij. Nuk i mjafton djali në parlament, i cili është skandali i radhës. Por na duhen edhe ministrat dhe qeveritë që ti shërbejnë Fahri Balliut. Këtij individi, sa kompleks dhe aq të pështirë.

Dhe sot Edi Rama duhet të jetë “krenar”, sepse është gati për bashkëqeverisjen e tij. Bashkëqeverisja e tij me Lulzim Bashën ka si provë Fahri Balliun dhe marrëdhënien e tij me ministrat.

Në rast se marrëdhënia e Fahriu Balliut me ministrat nuk shkon, atëherë është e vështirë që të qëndrosh në koalicion dhe Rama këtë “sukses” e ka arritur.

Mund të sigurojë qeverinë me Lulzim Bashën, pasi ka kaluar çdo lloj sprove me Fahri Balliun dhe këtë e kanë siguruar ministrat e tij. E ka kaluar ministri i Bujqësisë, e ka kaluar ministri i rëndësishëm i Transporteve dhe Energjitikës dhe shumë e shumë ministra të tjerë.

Tani nuk ka ngelur gjë tjetër vetëm shpallja e qeverisë “Rama-Basha”, ku kumbari të jetë Fahri Balliu.

E ndërsa demokratët pritet të protestojnë të shtunën, Basha dhe Rama nëpërmjet Fahri Balliut duket se po përgatisin skenarin e radhës. Shqiptarët shkojnë të protestojnë kundër qeverisë që Lulzim Basha e quan qeveria e drogës dhe nga ana tjetër i shtrin dorën për përfitimet e tij, të familjes së tij, por edhe “zagarëve” që i vijnë vërdallë.

Nuk ka më asnjë dyshim, qeveria në sprovë “Rama-Balliu”, me ministrat që i shërbejnë babait shpirtëror të Lulzim Bashës është garancia për qeverinë e nesërme Rama-Basha.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:48 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë deklaruan te Krimet e Rënda

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji bashkë me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, janë paraqitur sot në...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Pamja e Meghan Markle mahniti gjithë botën, por ja sa kohë është dashur për të rregulluar flokët e saj

Meghan Markle u quajt një nuse “e mahnitshme” nga fansat e shumtë të familjes mbretërore. Modeli i saj i flokëve...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Shfaqet vëllai i Sokol Ballës/Ja çfarë ka thënë për moderatorin

Sokol Balla është një ndër gazetarët më të suksesshmë në media. Por padyshim që askush nuk e njeh vëllain e...

Aktualitet10:26 - 21 May, 2018

“Unë nuk jam Ervin Salianji”/ Deputeti i video-skandalit erotik mohon identitetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda,...

Kryesore Show Biz10:25 - 21 May, 2018

Majk nuk uron të birin për ditëlindje, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?”

Ditën e djeshme ka festuar një vjetorin e parë, Roani, djali i reperit të njohur Majk dhe ish-partneres së tij...

Aktualitet10:12 - 21 May, 2018

Qeveria e Fahri Balliut

Prej pesë vitesh, kemi ditur qeverinë “Rama”, apo qeverinë “Rama-Meta”. Më përpara kemi njohur qeverinë “Berisha-Meta” apo qeverinë “Berisha”, qeverinë...

Kryesore Show Biz10:10 - 21 May, 2018

Gruaja i bëhet xheloze për Eli Farën, Bujar Qamili: Ka të drejtë!

Këtë javë i ftuar në studin e emisionit “Thumb” nga Aulona Musta  dhe Fatma Haxhialiu ka qenë këngëtari i mirënjohur...

Aktualitet10:06 - 21 May, 2018

Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda?/ Ardi Veliu me urgjencë në zyrën e Prelës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve...

Life Style10:00 - 21 May, 2018

Facebook po ndihmon ekstremistët për sulme, Mark Zuckerberg në telashe

Mark Zuckerberg është padyshim një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo problemet me...

Kronika09:57 - 21 May, 2018

Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës...

Kryesore Show Biz09:50 - 21 May, 2018

Dietat e vipave, Blerina Bombaj: “Aurela Gaçe ishte nazelie, por…”

Kur vjen puna te ushqimi na duhet të pranojmë se të gjithë jemi paksa nazelinj. Ama, kurioziteti është më i...

Aktualitet09:50 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi me vëllain e Xhafajt/ “Krimet e Rënda” në aksion

Gazetari  Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai...

Aktualitet09:38 - 21 May, 2018

Kokaina në Gjermani/ Zbardhet skema e veprimit të 13 shqiptarëve

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të...

Kryesore Show Biz09:35 - 21 May, 2018

Bujar Qamili qejfli femrash: Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë!

Këtë javë Bujar Qamili ka qenë i ftuari i Aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” . Këngëtari i njohur ka...

Sociale09:29 - 21 May, 2018

Peleshi: Festat Lokale, energji per zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bene pjese...

Aktualitet09:22 - 21 May, 2018

Skandalet e njëpasnjëshme/ Qeveria “Rama” drejt rrëzimit?

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se sjelljet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “Xhafaj” tregon...

Sociale09:15 - 21 May, 2018

Sinoptikanët japin lajmin e keq për qershorin, ja si do të jenë ditët

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit. Sinoptikanët...

Kryesore09:12 - 21 May, 2018

Shtypi i ditës, 21 maj 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 21 maj 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Kryesore08:49 - 21 May, 2018

Horoskopi javor, nga 21 maj deri në 27 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Qetësi e plotë do jetë gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet...

Aktualitet08:42 - 21 May, 2018

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët/ Rritet arkëtimi me forcë i gjobave

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve...

Ekonomi08:31 - 21 May, 2018

Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale “Sudja”

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur firmat piramidale falimentuan realisht, por në fakt ato kanë kaluar një...

Kryesore08:26 - 21 May, 2018

Mendoni se erdhi vera?/ Java nis me…

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të...

Aktualitet08:15 - 21 May, 2018

Horoskopi i ditës, 21 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e...

Kuriozitete23:40 - 20 May, 2018

Vullkani Kilauea nuk ndalet/ Pas autostradës llava do mbërrijë në oqean

Aktiviteti shpërthyes i Kilauea, vullkanit që gjendet në ishullin më të madh të Hawaii vazhdon prej javësh dhe duket se...

Kryesore Show Biz23:30 - 20 May, 2018

Artistja akuzon regjisorin e njohur për përdhunim/’ Pas çajit humba ndjenjat’

Regjisori francez Luc Besson është akuzuar për përdhunim nga artistja 27-vjecare Sand van Roy, që të premten ka denoncuar kineastin...

Femra23:10 - 20 May, 2018

Si ta kuptosh nëse të vrasin këpucët me takë pa i veshur ende

Këpucët sa janë një kënaqësi për femrat aq janë dhe vrasëse. Të blesh këpucët, takat e duhura është një mision...

Kuriozitete23:00 - 20 May, 2018

Sot paskemi festë!/ Para 708 viteve u prodhuan këpucët e para

Si sot në vititn 1310 janë prodhuar këpucët e para për të dyja këmbët. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe...

Life Style22:50 - 20 May, 2018

Çifti që jeton në shtëpinë e horroreve

Është një prej shtëpive më famëkeqe në Britani, një banesë në veri të Londrës ku vrasësi serial Dennis Nilsen “magazinonte”...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Presidenti i Turqisë takon Papa Franceskun

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka realizuar vizitën e tij të paralajmëruar dy ditore në shtetin e Vatikanit. Sikurse...

Close