LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

12 milje det Greqisë?/ Përgjigjet ministri Bushati

5 Shkurt 2018, 10:47, Aktualitet CNA

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një interpelance me një grup studentësh ekselentë të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Gjatë kësaj interpelance, ministri Bushati ka hedhur poshtë deklaratat e homologut të tij grek, Nikos Kotzias lidhur me tezën se Greqia do shtrihet deri në 12 milje në det të hapur drejt Shqipërisë.

Ndër të tjera, Bushati tha se dy vendet po shkojnë drejt një marrëveshje të re, e cila sipas tij duhet të jetë e drejtë dhe më e mirë se ajo e vitit 2009.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një pikënisje për një marrëveshje të re me Greqinë. Pika e dytë e konturit tonë që kemi bërë të gjithë diskutimin me Greqinë është e drejta ndërkombëtare. Dhe së treti kemi bërë një diskutim mbi legjislacionin e brendshëm. Kemi një mendim se çdo marrëveshje e re që do të krijohet me Greqinë do të jetë më e mirë për Shqipërinë se sa ajo e vitit 2009.?.

Çështja e detit, Bushati tha se është pjesë e diskutimeve tona, dhe po ballafaqohet në këto negociata.

Sipas ministrit Bushati, kjo po bëhet nëpërmjet parimit të barazlargësisë dhe të territorit.

?Duhet te kemi një marrëveshje që të jetë e drejtë. Çdo gjë që është thënë ne media për dhënien e 12 miljeve, për shitje dhe për falje është një shpifje totale. Fakti që ne po shkojmë të një marrëveshje të re nuk e shohim si një gjë që duhet të ishte me kohë dhe jo një triumf“, u shpreh Bushati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga