LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytje/ Lumi Shkumbin del nga shtrati, qindra banorë të izoluar

4 Shkurt 2018, 07:45, Aktualitet CNA

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se qindra banorë kanë mbetur të izoluar ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Situata paraqitet më problematike në Jagodinë.

Disa fshatra aktualisht janë pa energji elektrike, ndërsa vërshimi i lumit Shkumbin raportohet të ketë shkatërruar një urë në Hototlish.

Qarkullimi rrugor është problematik në aksin Librazhd-Përrenjas, për shkak të rënies së gurëve. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga