LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujt ia ka kopjuar xhupin 1400 euro Nora Istrefi? 

4 Shkurt 2018, 21:20, Aktualitet CNA

Fotot e fundit profesionale të Nora Istrefit, kanë ngjallur kuriozitet të madh në media, për vetë çmimet e kripura që kanë veshjet e saj.

Këngëtarja nga Kosova, ia lejon vetes rrobat luksoze, ndaj edhe ka bërë të sajin një xhup të zi të markës, Moncler, që kushton plot 1415 euro.

Ndoshta për Norën një shumë e tillë e shpenzuar për një xhup nuk është asgjë duke marrë parasysh që ajo është ndër këngëtaret më të paguara shqiptare nëpër koncerte.

Këtë xhup e kemi parë të veshur nga disa prej femrave më të paguara edhe në botën e muzikës apo Hollivudit, mes të cilave Reese Witherspoon dhe Mary J Blidge.

 

 

Lajmet e fundit nga