LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të arratisej nga burgu/ Shqiptarit i dështon plani

3 Shkurt 2018, 11:12, Aktualitet CNA

Një tentativë arratisje nga një i dënuar shqiptar është parandaluar nga policia greke në burgun e Koridhalos.

Sikurse raportojnë mediet vendase Fabio Dushku po përgatiste një arratisje nga burgu, por ndërhyrja në kohë e efektivëve ka prishur planet e shqiptarit.

Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve Dushku po fliste në Skype dhe i janë sekuestruar laptop, celularë, tre thika dhe sende të tjera  të improvizuara.

Autoritetet greke akuzojnë se shqiptari kishte lidhje me grupe terroriste, ndërsa njihet si shoku i Pëllumb Marnikollaj, i cili vdiq në 2016 në rrethana ende të paqarta, për të cilin familjarët e tij akuzojnë policinë për ushtrim dhune. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga