Connect with Us

SEKS? KARRIKE DHE TAPET

Aktualitet

SEKS? KARRIKE DHE TAPET

Publikuar

-

Nga Mitro Çela

*Ulur. Bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pirros. Sipas Exmerkës, më e mira në Tiranë. Karshi. 4-5 gazetarë. Djem e vajze. Debat…Të qeshura.

Përse flasin? “Çaloj” nga veshët. Dhuratë pleqërie. Shkëputet një gazetare. Më pyet: -Shoku Mitro! Kush ndjen më shumë qejf: Ajo poshtë, apo ai lart? -Goja,-thashë unë serbes,-dhe vazhdova kafenë. -Çfarë?!… E mbytur nga gazi, çupa u bashkua me shokët.

Pak muhabet…Ha ha e ku ku…Dhe në kor: -Bastin e fitojë shoku Mitro… Më vunë në mes. Folë e qesh. -Tu tregoj diçka, sa për kulturë? 5 vitet e fundit, ka rënë kostoja e seksit. Në shumë klube nate, nuk ka më dhoma. Krevatë. Dyshek. Çarçafë…E më the të ythashë…

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Në karantinë me Koço Devolen

Mjafton një karrike dhe një copë tapet. Në karrike zë vend zotnija. Një dorë tek xhepi-merr euro. Tjetra tek zinxhiri. Tapeti për gjunjët e çupës me gojë hapur… Mes gazetarë ishte futur edhe Foni.

-Marr guximin tju pyes, mos vallë u ka ulur në karrike i paudhi, që na tregoni kaq detaje të ëmbla? -Foni! Për te folur për hënën, nuk ka nevojë të jesh Amstrong, astronaut, de!…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja

Publikuar

-

Nga

Një nga kosot më të mëdha politike që ka pasur opozita, është marrëveshja e vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kjo shpesh është kontestuar jo vetëm nga kritikët, por edhe njerëz afër tij, të cilën e kanë cilësuar si një marrëveshje për interesa korruptive, e iniciuar nga George Soros dhe me pasoja të rënda për politikën shqiptare.

Dhe sot, në 2021, askush nuk ka argument që kjo marrëveshje nuk ekziston dhe nuk po funsksionon në mënyrë perfekte.

Le të rendisim faktet dhe ti analizojmë

Në vitin 2017 u bë marrëveshje për zgjedhje të qeta, ndërkohë që opozita ishte në çadër.

Në 2021 sërish u bë marrëveshje për Kodin Zgjedhor, dhe sërish pati zgjedhje të qeta.

Të dyja kanë qënë perfekte ditën e zgjedhjeve.

Në të dyja rastet Rama ka fituar me të njëjtin rezultat, kurse Basha në zgjedhjet e fundit ka shtuar vetëm votat që në 2017 ikën te LSI.

Marrëveshja i ka siguruar Ramës pushtetin, ndërsa Bashës karrigen e kryetarit të PD-së.

Marrëveshja siguroi një proces, numërim dhe rezultat të shpejtë dhe fakti është se është firmosur një humbje e zgjedhjeve në çdo qendër votimi, në çdo grup numërimi, në çdo KZAZ, dhe proçeset e anikimimeve të Bashës kanë qënë thjeshtë formalitet.

Në të dy rastet Basha, pasi ka humbur ka bërë sikur nuk i ka njohur zgjedhjet, në të dy rastet ka shkuar në parlament dhe ka marrë mandatet.

Në të dy rastet ka thënë se tani fillon lufta.

Edhe katërvjecarin e parë edhe të dytin, ndoshta dhe të tretin bizneset e familjes së Bashës vetëm shtohen.

Lulzim Basha është ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë që me pushtetin e tjetrit pasurohet, thuajse si të jetë në qeveri.

Në 2017 sulmohen partitë e vogla, edhe Rama edhe Luli me tepsinë, “shushunjat” apo dhe “LSI-në e maskarenjve”.

Në 2021 zhduk identitetin e partive të vogla me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kishte konsesnusin e plotë të Lulzim Bashës.  

Partitë e vogla tashmë janë thuajse të fshira.

Të fundit dhe më të rëndësishmit, janë “vrasja” e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Në 2017, fushatën Basha e bëri kundër Metës. Në 2021 nuk ka thënë asnjë fjalë në mbrojtje të presidentit, tashmë të shkarkuar nga Parlamenti. Përkundrazi gjatë kohës që ai shkarkohej në Kuvend zgjodhi të bënte zgjedhje të shpejta një parti, të kapte karrigen dhe më pas të bënte një gjoja analizë. Që në fakt do të duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta.

LEXO EDHE:  Haberet e MITROS/QËLLIMI JETËS ËSHTË VDEKJA?!

LEXO EDHE:  Nga Mitro ÇELA/ SI BRESHKA NË SHPINË MBAJ NJË VARR

Ndoshta Meta e ka kuptuar me vonesë, por Basha e ka shitur te Rama. Dhe ky është fakt, pasi djegia e mandateve jo vetëm e nxori në pritë Metën por edhe ekzekutoi atë politikisht.

“Vrasja” e Ilir Metës e ka emrin Lulzim Basha, pasi nëse nuk do digjte mandatet as ai as LSI, Rama kurrësesi nuk do kishte mazhorancë kushtetuese për të shkarkuar presidentin.

Totalisht pjesë e marrëveshjes së 2017. Këtë tashmë nuk e mohon dot as Ilir Meta apo asnjë aktor politik, analist, gazetar apo kushdo qoftë.

“Vrasja” e Sali Berishës

Në 2017, Luli thoshte se nuk e linte doktori të bënte marrëveshje. Dy vite më vonë, çdo akt politik ia faturoi Berishës, duke e ekspozuar atë te ndërkombëtarët.

Më pas, në mënyrë të rrufeshme në bashkëpunim me Ramën, e “vranë” politikishit, dhe erdhi vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Berisha shpallej non-grata.

Të gjithë janë të bindur se kjo nuk do kishte ardhur pa një OK, të Lulzim Bashës.

Pra, marrëveshja fillon me pasurimin e familjes, me 16 milionë eurot që mori për pallatin e vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë. Me pas vazhdon bashkëqeverisja në dy forma, një herë me ministra e një herë pa ministri.

Për të shkuar më tej tek kauzat e tradhëtuara, që nga Rruga e Kombit, Teatri, e gjithçka tjetër.

Të mos harrojmë dhe inceneratorët, për të cilët Lulzim Basha foli disa ditë dhe më pas tufat me para i mbyllin gojën.

Nuk ka nevojë Basha të jetë në qeveri, milionat i merr duke qënë në krye të PD.

“Vrasja” e Metës dhe ekspozimi i Berishës deri tek vendimi i DASH, “vrasja” e partive të vogla dhe qindra fakte dhe argumente të tjera, tregojnë se Lulzim Basha nga 2017 nuk i shërben PD-së dhe opozitës, por interesave të tij klienteliste, pazareve me Ramën.

Dhe me paratë që fiton nga marrëveshja me Ramën, mban drejtimin e PD, shet dhe blen mandate deputetësh, që i përdor për interesat e tij personale.

Marreveshja ekziston dhe skema tashmë është e qartë.

Kush ka dyshime, teatrin do e shohim në shtator. Dhe për çdo “zjarr” mbi Edi Ramën, do shkojë “zjarrfikësi” Lulzim Basha, si shpëtimi i tij./CNA.al

PD-së i mungon Gandi/ Luli “zjarrfikësi” i urrejtjes popullore

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Berisha kundër Bashës/ Mesazhi i koduar i ish-kryeministrit

Heshtje në PD/ Basha braktis Metën

LEXO TE PLOTE

Bota

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Publikuar

-

Nga

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian dhe në Britaninë e Madhe kanë rënë 45 përqind krahasuar me një vit më parë dhe tani arrijnë shifrat prej vetëm 6.5 miliardë euro investime në vit. Ky është niveli mëi ulët i infestimeve të drejtpërdrejta kineze në BE dhe Britani të Madhe në dhjetë vitet e fundit.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ende destinacionet kryesore për investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë. Gjermania është në vendin e parë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende në vendin e tretë, ndonëse investimet direkte nga Kina në këtë vend kanë rënë 77 përqind. Polonia është shndërruar vitin e kaluar në një prej vendeve më atraktive për investime të drejtpërdrejta nga Kina, pas një promovimi që është bërë atje.

Tendenca vazhdon

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ NË BARCELONË

LEXO EDHE:  Haberet e MITROS/QËLLIMI JETËS ËSHTË VDEKJA?!

Sipas këtij studimi, tendenca e uljes së investimeve po vazhdon edhe sivjet, sepse investimet kineze kanë rënë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021. Evropa mbetet një vend tërheqës për investimet kineze, por pandemia Corona ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha të kapitalit kinez në tregun evropian. E gjitha kjo ka shkaktuar uljen e investimeve kineze në këto vende.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën, Poloninë dhe Hungarinë, kanë forcuar vitin e kaluar mekanizmat e tyre të rishikimit për investime të drejtpërdrejta nga vendet e treta, që do të thotë se disa sipërmarrje kineze nuk kanë mundur të investojnë kapitalin e tyre në këto vende. Ndërkohë që tensionimi i raporteve mes BE-së dhe Kinës mund të vështirësojë edhe më shumë raportet ekonomike mes tyre dhe të pengojë investitorët kinezë në të ardhmen, vuri në dukje Merics me rastin e prezantimit të studimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mori peng greken për 1.8 milionë euro/ Ekstradohet nga Italia 45 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një 45 vjeçar është eksraduar drejt Shqipërisë.

Shtetasi me iniciale B.S ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i Policisë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin  Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme. 

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE