LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në panik: Nëse hyjmë tani në zgjedhje, humbim

3 Shkurt 2018, 10:39, Aktualitet CNA

Dita e sotme ka nisur me ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste Tiranë.

Sikurse raporton Report TV, Rama është i pakënaqur me organizimin e strukturave në Tiranë dhe është shprehur se ?nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011, pasi investimet nuk na përputhen me votat?.

Kryetari i Komisionit të ?Ligjeve? Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga