LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Indrid Vokshi/ Kush e këshillon PD-në?

3 Shkurt 2018, 14:33, Aktualitet CNA

Nuk e di kush është këshilltar politik i PD, por di të them se talenti i një partie është ta bëjë kundërshtarin të duket sa më keq në opinionin publik.

Pra, lufta e PD sot nuk është me Edi Ramën si person aq sa është me popullin shqiptar, duke e bërë veten të duket në sytë e popullit më mirë se Edi Rama, më e pjekur dhe më serioze, më e përgjegjshme dhe më efiçente.

Por, a arrihet kjo me aksione revolucionare? (Nuk e kam fjalën për protestën). Shkoqur, a ishte rrëmuja në parlament një veprim që e nxorri PD-në më mirë në opinionin publik? A mund të bëhet kori “Hajdut-Kriminel” kolonë zanore e fitores? Po gishti me mesazhin “Fuck you” nga një deputet a mundet t’i zëvëndësojë dy gishtat historikë simbol të fitoreve të PD-së?

A arrin ndokush ta kuptojë se Partia Demokratike ka nevojë të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të miratojë aty manifestin e saj politik; dokumentin ku paraqet konceptet e saj politike mbi të cilat hartohen qëndrimet e saj mbi pronsinë, financat, mardhëniet shtet-qytetar, mekanizmin e mbrojtjes shoqërore, arsimin, territorin, bujqësinë, turizmin, infrastrukturën, energjinë etj.

CDU gjermane psh, meqë PD i referohet, ka miratuar manifestin e saj në vitin 2007 dhe prej aty buruan politikat për vitet e ardhshme (po e deshën ua jap). Pse ka rëndësi kjo? Unë duke lexuar dikur manifestin e CDU e kuptova çfarë përfaqëson, si mendon, çka beson dhe si parashikohet të veprojë. Sot qytetari shqiptar nuk ka një dokument të tillë mbi PD-në.

Nuk e di se si dhe çka beson, si do të veprojë nëse vjen në pushtet. Ky veprim do ta nxirrte PD-në në mirë se kundërshtari në sytë e opinionit.

Do ta bënte atë të parashikueshme politikisht. Dhe besimi do të rritej kur qëndrimet publike mbi zgjidhjet për të cilat ka nevojë Shqipëria, do të shpalleshin dhe do të mbroheshin me këmbëngulje.

Kësisoji do të formohej një imazh se çka është PD, se fatkeqësisht deri më sot, në opinion shihet veç si partia që do t’i zërë vendin PS-së./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga