LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja anulon 10 koncerte/ "Vuaj nga dhimbjet"

3 Shkurt 2018, 21:20, Aktualitet CNA

Lady Gaga ka anuluar 10 koncerte së fundi. Këngëtarja po vuan prej sëmundjes së Fibromyalgias, e cila prek muskujt dhe indet e buta. Simptomat përfshijnë dhimbje kronike të muskujve, lodhje, probleme të gjumit, të cilat mund të shërohen përmes barnave, ndryshimeve të jetesës dhe menaxhimit të stresit.

?Unë jam aq e shkatërruar sa nuk e di se si ta përshkruaj?, shkruante Lady Gaga, ku më tutje 31-vjeçarja shtoi se ?Gjithçka që di është se nëse nuk pushoj, nuk do të ketë kuptim muzika ime?.

?Unë premtoj se do të kthehem në qytetin tuaj, por tani për tani, duhet ta vendos veten në vendin e parë dhe mirëqenien time. Ju dua, përgjithmonë?, tha Gaga.

Theksojmë se të gjithë ata që kanë blerë bileta mund t?i rikthejnë deri më 6 Shkurt, ku do të kompensohen me shumën që kanë paguar./CityNews

Lajmet e fundit nga