LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali, arrestohet shqiptari shpërndarës droge

3 Shkurt 2018, 12:13, Aktualitet CNA

Gazmir Moku 43 vjeç, ndërsa teorikisht vuante dënimin prej 32 muajsh burg për drogë në kushtet e arrestit të shtëpisë, praktikisht dilte sa herë që i tekej në qytezën e Arxinjanos (Arzignano).

Karabinierët disa herë kishin shkuar për kontroll në shtëpi dhe nuk e kishin gjetur Gazmirin. Gjykata vendosi që masa e sigurisë arrest shtëpie të ashpërsohej në arrest me burg.

Karabinierët e prangosën Gazmirin dhe e dërguan në Burgun e Vicencës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga