LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FAMILJA NË VARFËRI/ GRUPI BALFIN I PËRGJIGJET THIRRJES SË FUNDJAVË NDRYSHE PER TË NDËRTUAR SHTËPINË

3 Shkurt 2018, 10:56, Aktualitet CNA

Historia e varfërisë së familjes Sorra në njësinë administrative Kashar, tronditi dhe preku mbarë audiencën përgjatë transmetimit të reportazhit në emisionin STOP në TV Klan.

Kryefamiljari, Ferit Sorra, vuan nga një sëmundje terminale, ndërkohë ai nuk përfiton as KEMP. Kjo familje shumë pranë kryeqytetit jeton në kushte shumë të vështira me vetëm 6 mijë lekë në muaj, ndërsa pjesëtarët e familjes apelojnë për ndihmë.

Çdo ditë është një luftë e vërtetë për mbijetesë dhe situata sa vjen e vështirësohet më shumë. Drejtori Ekzekutiv i ?Fundjavë Ndryshe?, Z. Arbër Hajdari, ka drejtuar një thirrje për ndihmë, pasi përpos mungesës së ushqimit familja Sorra jeton në një banesë, e cila rrezikon të shembet dita ditës.

Gjatë transmetimit live të emisionit, Presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, nëpërmjet kompanisë SPAR Albania, ka shprehur gatishmërinë për ti ndërtuar shtëpinë familjes në nevojë. Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë Z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

Grupi Balfin, si një biznes me përgjegjësi të lartë sociale është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Si pjesë e strategjisë për përgjegjësinë sociale, kontributi për shtresat e marxhinalizuara të shoqërisë është ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të programeve sociale të Grupit.

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga