LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

22-vjeçarja gjendet e vdekur pas këtij postimi rrënqethës në Facebook

3 Shkurt 2018, 11:20, Aktualitet CNA

Një vajzë e re, vetëm 22 vjeç është gjetur e vdekur pas një postimi në Facebook ku shkruante “Natën e mirë botë, po largohem”, teksa kishte postuar dy foto me filtrat e ëngjëllit.

Policia ishte munduar të kontaktojë 22-vjeçaren pasi miqtë e saj ishin shqetësuar pas këtij postimi. Më pas Mollie Horton nga Pembrokeshire u gjet e vdekur në shtëpi ndërsa policia ka konfirmuar se vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.

22-vjeçarja ishte nënë e një vajze 3-vjeçare me emrin Lilli.

“U prehsh në paqe, nuk mund ta besoj këtë që bëre, por shpresoj të jesh në paqe tani”, shkroi mikesha e saj në Facebook./CNA

Lajmet e fundit nga