Connect with Us

VIDEO: Italia film madhështor për Skënderbeun/ Ja aktori në rolin e heroit kombëtar

Aktualitet

VIDEO: Italia film madhështor për Skënderbeun/ Ja aktori në rolin e heroit kombëtar

Publikuar

-

Është tipik zeshkan, dhe pikërisht pamja e tij e bëri për vete regjisorin italian Steven Renso që t’ia besoj rolin e Skënderbeut aktorit shqiptar Rimi Beqiri. I njohur në teatrort dhe kinematografinë italiane, Rimi Beqiri ka treguar për përvojën e tij për filmin “Kastriota”, që tashmë ka lansuar edhe trailerin. “Ndihem krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar, i njohur dhe i respektuar në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Evropë”, ka thënë Beqiri për KultPlus. Ky film pason filmin tjetër për Skënderbeun që ishte realizuar nga një produksion rus qysh në vitin 1953, por Beqiri ka spikatë se nëse do të duhej të realizohej një film i madh mbi këtë figurë të rëndësishme shqiptare, atëherë do të duhej ti besohej ndonjë produksioni të madh hollivudian.

“Kastriota” është filmi i fundit që është realizuar mbi figurën e Skënderbeut, dhe pikërisht roli i Skënderbeut bartet nga ju, si ndiheni që luani një rol kaq të madh?

Rimi Beqiri:Ndiej një përgjegjësi të madhe, por dhe një emocion të veçantë, gjithashtu ndihem dhe krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar i njohur dhe i respektuar në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Evropë.
Rolet që një aktor mund të bëj janë të shumta por që unë të bëja rolin e “Skënderbeut” nuk e mendoja ndonjëherë, edhe pse në skenë kam sjellë një Skënderbe pak më “modern” se çka qenë tek filmi i fundit “capolavoro” me produksion rus të vitit 1953, ku shumica e kujtimeve tona menjëherë shkon tek ai film.

Filmi është i metrazhit të shkurtë dhe është produksion italian, na tregoni më shumë si erdhi deri te realizimi i filmit?

Rimi Beqiri: Regjisori Steven Renso, i fejuar me një vajzë nga anët e mia, dmth Tirana, duke vajtur shpeshëherë dhe duke vizituar shpeshëherë Tiranën, eshte mahnitur me figuren e heroit tonë, aty pastaj është informuar disi më tepër nga të gjitha anët derisa arriti më në fund vendimit që të xhiroj një film me metrazh të shkurtër, dhe pse mos duke rrezikuar shumë, por është edhe mahnitur vetëm për të treguar një pjesë të jetës së heroit tonë me një pikëpamje artistike të tij personale.

Po roli, si erdhi deri te besimi i regjisorit që ju të bartni këtë rol?

Rimi Beqiri: Unë Steven e kam njohur dhe më parë, sepse kam xhiruar diçka tjeter me të, por ai mbasi vendosi të xhirojë këtë mbi Skënderbeun, menjëherë më kontaktoi entuziast duke më treguar për këtë projekt duke më thënë që jam zeshkan, me mjekërr zeshkane dhe i ngjaj taman Skënderbeut, por dhe modern, siç e kishte menduar ai…pastaj shtoi dhe disa elemente të tjera sikurse që jam i zoti si aktor… por i lëmë mënjanë këto ahahaha, kështu që rolin do ta bëja unë sepse nuk bënte ndryshe, sespe, po të mose pranoja rolin, sipas tij, ai nuk do ta xhironte filmin.

Figura e Skënderbeut është mjaftë komplekse, dhe një film mbi të është një përgjegjësi mjaftë e madhe, për cfarë flitet në këtë film më konkretisht?

LEXO EDHE:  E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës

Rimi Beqiri: Në këtë film nuk flitet e gjithë jeta e tij, sepse duke qenë një film i shkurtër, regjisorit i interesonte vetem një fragment i rëndësishëm i jetës së tij, dmth momenti kur ai është si puna e Hamletit me dyshime. Momenti kur Skënderbeu zbulon prejardhjen e tij dhe pastaj nis dhe hyn në një tunel me një rrugë të vështirë: duhet të zgjedhi që të vazhdojë të rrijë si gjeneral i perandorisë të Sulltanit Murat, apo të vendos të kthehet në Shqipëri dhe të lirojë popullin e tij, e të ndjeki gjurmët e babait të tij. Në këtë mes është patjetër dhe figura e Hamzait që prezantohet si një figurë e ëndrrës së tij. Filmi është në mes ëndrrave të këqija dhe realitetit të paqartë që i paraqitet Heroit tonë

Tashmë sapo është plasuar traileri i filmit, po për rrugëtimin e këtij projekti jeni në dijeni se si do të shkojë, kur dhe ku do të shfaqet?

Rimi Beqiri: Mendoj se njëherë filmi si shumë filma të tjerë me metrazh të shkurtër do marri rrugën nëpër festivale të ndryshme, si në vendin tonë ashtu dhe jashtë, dhe shpresojmë që të arrijë sa më lartë. Pastaj mendoj se do shfaqet edhe në disa evente të ndryshme kulturore që do zhvillohen këtu në Romë ose në disa qytete tjera të Italisë, sepse viti 2018 është dhe viti i kujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë.

Ku është xhiruar filmi?

Rimi Beqiri: E kemi xhiruar në një nga malet e “Dossenas” 1200 metra lartësi me -5 gradë ftohtë, që ndodhet në një provincë të Bergamos.

Në bazë të trailerit, shihen edhe kostume të vecanta në këtë projekt, sa të kanë dhënë emocione këto pamje?

Rimi Beqiri: Ah kostumet janë shumë të bukura dhe pse nuk janë njëlloj fare si të asaj kohe por shumë emocionuese, sepse këto lloj kostumesh të shtojnë andrenalinën e duhur dhe të bëjnë të mendosh si në atë kohë, të ndihmojnë të hysh në rol sa më shpejt dhe të mbash përgjegjësinë e atij personazhi deri në fund…në këtë rast të Skënderbeut modern.

Do të duhej të bënin kineastët më shumë për këtë figurë kombëtare?

Rimi Beqiri: Unë personalisht mendoj që po ta marri në dorë një produksion Hollyëoodian, një film të tillë, figura e Skënderbeut do të zmadhohej sa më shumë në nivelet botërore, dhe sa më shumë te njerëzit e thjeshtë dhe jo vetëm te studiuesit e historisë. Do dilte diçka madhështore.

Tashmë keni provuar ndjesinë të jeni në karakterin e Skënderbeut, sa do të dëshiroje të luaje në një film më të madh mbi këtë figurë të rëndësishme kombëtare?

Rimi Beqiri: Do ta dëshiroja shumë, por këta janë ëndrra dhe ëndrrat siç mire i dimë, jo të gjitha nganjëherë realizohen por në të shumtën e rasteve mbeten vetëm ëndrra, me këtë nuk dua të them që jam pesimist, por realiteti sot është ky, që të besh filma të bukur sidomos epik kolosal duhen shumë gjëra, por në radhë të parë duhen shumë para. /KultPlus

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Tragjedia e paralajmëruar/ Zbardhet vrasja e vogëlushes shqiptare nga qentë Pitbull

LEXO EDHE:  Tragjedia e paralajmëruar/ Zbardhet vrasja e vogëlushes shqiptare nga qentë Pitbull

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Rekrutonin të rinj për të shpërndarë kokainë/ Në pranga tri persona  

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria gati prangat për ish-gjyqtarin Admir Thanza?

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Rekrutonin të rinj për të shpërndarë kokainë/ Në pranga tri persona  

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Mori thikë në kraharor për një vajzë/ Ja 17-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë sot

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE