LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masa ekstreme sigurie për prokurorët që do të arrestojnë politikanë/ Ja kur ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit

2 Shkurt 2018, 08:59, Aktualitet CNA

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të ngrihen në pranverë. Qeveria ka zbardhur planin e saj për të ngritur organet e reja të luftës ndaj korrupsionit dhe synimi është që në katër-mujorin e dytë të vitit të nis puna. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë programin për vitin 2018, sa i takon vendimeve dhe ligjeve që do të hartojë, ku një pjesë e madhe kanë të bëjnë me SPAK.

Gazeta ?Sot? shkruan se gjatë shkurtit do të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa më pas është radha e SPAK dhe e BKH.

Sipas planeve të qeverisë, në pranverë terreni do të jetë gati pasi do të miratohen dhe fondet që do të jepen për këto institucione. ?Përcaktimi dhe miratimi i buxhetit fillestar të SPAK-ut në zbatim të pikës 10 të nenit 57 të ligjit nr. 95/2016. Mbështetje e nevojshme financiare dhe infrastrukturore e sistemit drejtësisë, duke synuar në rritjen e pavarësisë, eficiencës dhe profesionalizmit të tij?, thuhet në program. Një detaj tjetër interesant është se qeveria do të marrë një vendim të posaçëm sa i takon sigurisë së njerëzve që pritet të arrestojnë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë. Dihet që anëtarët e SPAK do të jenë në përgjim dhe do u monitorohen llogaritë, mirëpo ata do të kenë dhe një siguri maksimale, pasi mund të bien pre e sulmeve, kërcënimeve dhe e shantazheve.

Qeveria do të marrë një vendim për të siguruar mbrojtje maksimale për ta. ?Miratimi i Rregullave të hollësishme mbi procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së këtyre institucioneve. Garantimi i ruajtjes së jetës, shëndetit për shkak të statusit që gëzojnë gjatë ushtrimit të detyrës.

Policia e Shtetit garanton në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e mjediseve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?, thuhet në dokument.

Lajmet e fundit nga