LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Xhafaj-Marku/ Rama: Në kundërshtim me ligjin, të anulohet

2 Shkurt 2018, 16:26, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama doli sot para mediave ku e quajti marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, i në kundrështim me ligjin.

Sipas Luan Ramës, kjo ndodh për shkak se institucionet janë të detyruara të zbatojnë ligjin dhe nuk është e nevojshme një marrëveshje e tillë.

Për më tepër duke cituar fraza të kësaj marrëveshje, Rama u shpreh se ligji dhe Kushtetuta nuk ia njohin të drejtën Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme hetimin e veprave penale të korrupsionit apo krimit të organizuar.

?SPAK dhe Prokuroria e Posaçme nuk janë krijuar qëllimisht, ndërsa dispozitat kalimtare të drejtat ia kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Zoti i veprës penale është vetëm Prokurori dhe nuk ka punë as Kryeprokurori dhe as Ministria e Brendshme?, tha Luan Rama, teksa shtoi se kjo marrëveshje duhet anuluar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga