LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mali i Zi dërgon ushtarë në Kosovë

2 Shkurt 2018, 20:39, Aktualitet CNA

Këshilli Nacional i Sigurisë së Malit të Zi gjatë ditës së premte ka vendosur që të dërgojë personel ushtarak në Kosovë, për t?ju bashkëngjitur misionit të NATO-s dhe KFOR-it.

Ky këshill, i përbërë nga Kryeministri, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, kanë bërë të ditur që një propozim formal do t?i dorëzohet parlamentit të Malit të Zi, që sipas ligjit në këtë shtet, e ka fjalën e fundit sa i përket shpërndarjes së trupave në misione të ndryshme.

?Një oficer ushtarak do t?i bashkëngjitet misionit të NATO-s në Prishtinë, dhe një tjetër në misionin regjional të KFOR-it në Shkup? është thënë në një konferencë për media të dhënë pas këtij vendimi.

Ndryshe, kjo është hera e parë që personeli ushtarak i Malit të Zi do t?i bashkëngjitet ndonjë misioni, që nga pranimi në  NATO  , Mali i Zi ka njohur zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës, mirëpo ende nuk kanë marrëdhënie diplomatike reciproke me shtetin më të ri në Evropë./Bota Sot/

Lajmet e fundit nga