LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH përgjigje rrufe CityNews.al/ Transparencë për raportet e kontrollit

2 Shkurt 2018, 17:14, Aktualitet CNA

CNA ka filluar një investigim lidhur me abuzimet dhe skandalet që kanë ndodhur në QSUT dhe ka siguruar informacione të plota me intervista dhe dokumente, dhe së fundi edhe nga vetë KLSH.

3 ditë më parë ne i bëmë një kërkesë zyrtare KLSH-së, ku i kërkuam të gjithë informacionin e plotë për raportet në disa periudha. Menjëherë brenda 3-4 ditëve, morëm përgjigje dhe dokumentacionin e plotë, gjë e cila nuk ndodh në shumicën e institucioneve shqiptare, përfshi ato qeveritare apo të pavarura.

Duke falënderuar Kontrollin e Lartë të Shtetit për transparencën dhe bashkëpunimin, theksojmë se së shpejti do të publikojmë një dosje të plotë skandalesh dhe abuzimesh të bëra në QSUT, si dhe do të publikojmë me emra eksponentët që kanë shkaktuar dëme me qindra dhe mijëra euro, duke u fshehur pas mburojë së partisë politike që përfaqësojnë.

Kërkesa e CNA.al:

I/e nderuar zëdhënës/e

Duke ju falënderuar për punën tuaj, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë Neni 23 pika 1 dhe 2 poshtë shënuar:
Neni 23

E drejta e informimit është e garantuar.
Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
Si gjë ligji “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë të na vihet në dispozicion Projekt Raporti/et dhe Raport/et e kontrollit të QSUT për vitet…

Faleminderit.

Elvi Fundo
Kryeredaktor
Agjensia e Lajmeve CNA
City News Albania
0686099999

Përgjigjja e KLSH-së:

Lajmet e fundit nga