LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka ditëlindjen e vajzës, prezantuesja shqiptare: Më fal që s'të doja në këtë jetë

1 Shkurt 2018, 23:30, Lifestyle CNA

Dajana Shabani prej pak vitesh është bërë nënë e një vajze bukuroshe si dhe po shijon martesën me bashkëshortin, të cilin ka preferuar ta mbajë larg kamerave.

Njëkohësisht vijon karrierën dhe shfaqjen çdo mëngjes në ekran.

Ditën e sotme, Marlina e vogël ka ditëlindjen, ndërsa Dajana nuk është kursyer të tregojë disa detaje dhe dilema të jetës së saj, përpara se e bija të vinte në jetë.

Ajo thotë se deri në muajin e katërt nuk e dinte dhe nuk ishte e sigurt nëse do ta mbante këtë fëmijë, por kishte qenë bashkëshorti i saj ai që e bindi.

Shabani tha:”

Deri muajin e katërt nuk e dija nëse doja ta mbaja apo… se s’ma nxë goja ta them atë tjetrën. Mami të ka shumë xhan Marlin! Të uron të bëhesh 100 vjeçe, të kërkon falje që nuk të ka dashur në këtë jetë. Marlina, ti je arsyeja që unë zgjohem në mëngjes”.

Epo edhe 100 e vogla Marlin! Këto janë dilemat që shumë vajza të reja i kanë kur bëhen nënë për herë të parë…/CityNews

Lajmet e fundit nga