Connect with Us

Gazetari përsërit Bashkim Finon në “Zonë e Lirë”

Aktualitet

Gazetari përsërit Bashkim Finon në “Zonë e Lirë”

Publikuar

-

Fushata zgjedhore për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, si duket ka përfshirë edhe gazetarët, shembull për këtë është gazetari sportiv Fation Shehu, i cili i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” po përsërit deputetin e partisë socialiste, Bashkim Fino.

Bashkim Fino i cili është kandidat për postin e kreut të FSHF-së, ishte mbrëmë në një emision televiziv përballë presidentit aktual, Armand Duka, hodhi akuza ndaj Dukës për shpërdorim fondesh dhe përfshirje në votime të disa shoqatave fantazmë.

Të njëjtën ka bërë edhe gazetari Fation Shehu, i cili po thuajse ka përsëritur fjalë për fjalë Bashkim Finon, sikur të kishte një fjalim të shkruar nga ai. Ndër të tjera ai e akuzoi Dukën se kishte shpërdoruar rreth 1 miliard e 200 milion lekë për bileta të kombëtares. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush.

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri në 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri në 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

LEXO EDHE:  Bashkim Fino, probleme shëndetësore/ Largohet jashtë vendit

LEXO EDHE:  Arta Marku kërkon 197 punonjës shtesë/ Fino: Kjo është absurde

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011.



Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Video e re nga Bejruti/ Gruaja bën kryqin në momentin e shpërthimit të madh

Publikuar

-

Nga

Video e re nga Bejruti/ Gruaja bën kryqin në momentin e shpërthimit të madh

Në çastin e shpërthimit apokaliptik në Bejrut, në një kishë brenda kryeqytetit organizohej një ceremoni martese.

Miqtë dhe familjarët po bëheshin gati për ndërrimin e kurorave të çiftit, kur gjithçka ndryshoi.

Fillimisht ata menduan se bëhet fjalë për tërmet, një grua frikësohet e një tjetër bën kryqin.

Më pas pësoi një goditje tjetër shumë më e fuqishme i bën të vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar më të keqes. Ky moment është filmuar me kamera amatore, teksa ndodhi shpërthimi në Bejrut, ndërsa pamjet ekskluzive janë transmetuar nga Ruptly.

LEXO EDHE:  Ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë/ Ndryshime në listën e Rejas



Të rriturit mundoheshin të mbronin fëmijët, e jashtë mund të shihej tymi në qiell nga shpërthimi që shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez – Bejrut. Nga shpërthimi tejet i fuqishëm janë thyer xhamat e kishës.

LEXO EDHE:  Nga Ervin Baku/ Suksese Armand Duka!

Në këtë shpërthim pranë portit të Bejrutit, kanë humbur jetën të paktën 157 persona dhe mbi 5 mijë tjerë u plagosën.

Dyshohet se shpërthimin e shkaktoi 2.750 tonelata amonium nitrati që gjendej brenda një depoje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Publikuar

-

Nga

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Në vetëm 24 orë, në ishullin e Parosit janë konfirmuar 13 raste pozitive. Duke marrë shkas nga kjo, autoritetet greke kanë vendosur të izolojnë totalisht ishullin për 10 ditët e ardhshme.

Ekspertët e shqetësuar ngritën alarmin dhe sugjeruan izolimin e ishullit, pasi është provuar se bllokimet lokale ndihmojnë në mos përhapjen e koronavirusit.

Masat kufizuese në Poros janë të vlefshme nga sot në orën 06.00 deri më 17 gusht 2020 në orën 06.00 të mëngjesit.

Masat e marra janë:

Ndalimi i funksionimit të të gjitha farmacive nga ora 23.00 deri në orën 07.00 të mëngjesit.



LEXO EDHE:  Përplasjet për “Arenën Kombëtare”/ Çollaku mesazh Braçes

Pezullimi i çdo lloj ngjarje siç janë muzika live, panairet tregtare, tregjet publike, etj.

LEXO EDHE:  Nga Ervin Baku/ Suksese Armand Duka!

Ndalimi i çdo lloj tubimi të qytetarëve mbi 9 persona për çfarëdo arsye, si në publik ashtu edhe në vende private.

Në restorante nuk lejohen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përveç rasteve kur janë anëtarë të së njëjtës familjeje që mund të shkojë deri në 6 persona.

Përdorim i detyrueshëm i maskës në të gjithë ishullin, si jashtë, ashtu edhe në zonat e mbyllura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE