LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Ahmetajt: Je për burg nuk je për dorëheqje

1 Shkurt 2018, 23:05, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, deklaroi më parë se ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kur është aksidentuar ka qenë në makinë me Klodian Zoton, i cili sipas tij fshihet pas 3 inceneratorëve.

Pas kësaj reagoi Ahmetaj i cili tha: “Nese Klodian Zoto ka qene ne makine me mua ne aksident (apo ndonjehere ne makine me mua), une jap doreheqjen. Nese jo, ti Luli e jep doreheqjen?”

Pas kësaj Lulzim Basha, replikoi sërish me Ahmetajn në fund të emisionit teksa tha se Klodian Zoto fshihet pas 3 inceneratorëve dhe se Arben Ahmetaj është për në burg dhe për dorëheqje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga