LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

40 hijet e marrëveshjes Marku-Xhafaj

2 Shkurt 2018, 15:29, Aktualitet CNA

E hedhur në media si marrëveshje për të zbuluar e asgjësuar 40 grupet kriminale që të gjithë i kemi pranuar, përfshi nënshkruesit, marrëveshja Marku-Xhafaj, nuk duket edhe aq e ?bardhë? si ndërveprim mes strukturave të shtetit.

Për herë të parë në historinë ?e hapërdarë? shqiptare, një Prokurore e Përgjithshme , edhe pse e Përkohshme, nënshkruan një marrëveshje të Do-kohëshme, që i lejon Ministrit të Përhershëm, ta mbrojë dhe kontrollojë atë.

Nuk është çështja se thotë opozita që marrëveshja ?de facto? nënshkruhet për të mbrojtur Tahirin e Seitin, por ka edhe disa rreshta që bëjnë krejt si pëllitja e lopës, përsa i përket flagrancës.

E në këtë kohë arrestimesh, vettingjesh, spastrimesh, SPAK-timesh dhe trumpetimesh për një sistem të pastër drejtësie, duket se marrëveshjet janë e vetmja mënyrë për të treguar se institucionet ende dinë të bashkëveprojnë. Por në një bashkëpunim, ku më tepër se firma e hedhur me dorë, vlen shkelja e syrit më pas. Më tepër se e zeza mbi të bardhë në letër, vlen ?grija? që shoqëron këtë marrëdhënie të re.

Sepse vetëm me një vështrim të përciptë, kuptohet menjëherë se kjo Letër e dyfirmosur, zëvendëson SPAK-un, për ngritjen e të cilit kemi dy vjet që ulërasim, e që ende nuk e kemi ngritur, se nuk na do?vullneti.

Por për këdo që e ka bezdi të shfletojë faqe të lodhshme referencash ligjore kamufluese, është e qartë që një prokuror i përzgjedhur nga Kryeprokurorja dhe Ministri I Brendshëm, mbase nuk do të jetë aq ?katolik sa Papa?, për të hetuar krej i pavarur nga skema e varësisë që është krijuar.

Nisur nga përmasat që mori lajmi, ?martesa? e shumë përfolur duket se ka qëllimet e veta.

Për shumë-kënd që njeh mënyrën se si funksionojnë këto dy insistucione, marrëveshja për të lidhur ?kurorë? duket e cuditshme.

Ligji i ka përcaktuar qartë rolet e dy institucioneve në parandalimin dhe hetimin e krimit, çfarë do përmase, ngjyre dhe ere të ketë ai.

Pavarësisht se me marrëveshje të tilla nuk janë të panjohura për institucionet tona, ky i fundit mori një tjetër kontekst.

Gazmed Bardhi e quajti ketë si një marrëveshje që prish rregullin për vettingun e prokurorëve, pasi në pikën 1/3 të kësaj marrëveshje, vettingun e prokurorëve ngarkohet ta bëjnë institucionet e qeverisë, brenda një afati 5 ditor. Duke lënë të kuptohet se kjo strukturë do të përzgjidhet me preferenca partiake.

1/ 3 Prokurorët që do të caktohen në Seksionet e Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme. Ky proces do të realizohet në bashkëpunim me SHISH-in, ILDKPI-në dhe DSIK-në. Personat që nuk kalojnë këtë proces, nuk do të jenë pjesë e këtyre seksioneve.

Skeptikët e kësaj ?krushqie? shkojnë edhe më tej kur këtë thotë së marrëveshja i bënë hetimet të pavlefshme në ballafaqimin e tyre tek gjykatat.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e shpallur dhe si prioritet i qeverisë, sipas ish ministrit Enkelejd Alibeaj , kjo marrëveshje zëvendëson Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, ligjin e prokurorisë, duke u bazuar në një VKM e cila nuk është as e botuar në Fletoren Zyrtare.

Nuk ka rëndësi vendi dhe forma, por mënyra se si do luftohet nga sot krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Lajmet e fundit nga