LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reportazh/ Të jesh grua në Dibër

1 Shkurt 2018, 16:05, Aktualitet CNA

Na duhet të udhëtojmë disa orë nga kryeqyteti, në rrugë aspak komode që vështirë se do donte kush ta përshkonte për të dytën herë atë. Largohesh nga Tirana pa kthyer kokën pas, me shpresën se të njëtin realitet do të gjejmë atje përtej atyre maleve.

Arrin në destinacion e përpara syve të shfaqet një qytet heshtur që në agoni përpiqet të mbijetojë nga njëra ditë në tjetrën. Tymi oxhaqeve të ndezur të bën të mendosh që nuk është një qytet i braktisur, tregon një pamje piktoreske që në hyrje dhe që me pak punë bëhet një destinacion mjaftë i mirë turistik.

Peshkopia nuk është një qytet i madh, por një vend që ia vlen të dëgjosh historitë e shumta që banorët e kësaj zone kanë për të na rrëfyer. Qyteti i Peshkopisë mund të përshkohet në këmbë për më pak se një orë, ku dallohen qartë doza të larta maskilizmi, papunësie dhe varfërie. Kjo në qytet, pa imagjinuar fshatrat e panumërt që zona e Dibrës mban.

Të jesh grua në Dibër do të thotë vërtetë shumë, do të thotë të përballesh me vështirësi që një pjesë e grave andej nga erdhëm as në imagjinatën e tyre nuk e perceptojnë dot.
Të gjendura larg trendeve të fundit, në vështirësi po aq sa vetë rruga e jetëve të tyre gratë dibrane me sforco përpiqen të japin maksimumin në shërbim të familjeve të tyre. Mes malesh, dita e tyre nis me herët se dielli e në mbrëmje dielli lodhet para tyre duke fshehur ngadalë rrezet e tij, ndërkohë që dita e tyre akoma nuk ka mbaruar.

Firuze Vrenezi është 48 vjecarja nga fshati Staravec të Njësisë Administrative Tomin dhe ka preferuar që jetesën e saj ashtu sic është dhe traditë në keto zona ta ndërtojë që në moshë të hershme. U martua në moshën 17 vjecare, duke ngulitur thellë në të pandërgjegjëshmen e saj se mund të mendonte për vazhduar një shkollë apo kurs të asaj kohe. Zoti e shpërbleu me 4 fëmijë të cilët tashmë sigurisht i shikon si gjënë më të shtrejntë të saj.

Tashmë ajo është një nënë, një nuse, një vjerrë dhe një krah i fortë në kontributin që ajo jep për familjen dukë gdhirë dhe mbyllur ditën e saj pranë bagëtive dhe tokave të shumta që familja posedon.

?Nuk kam pasur kurrë pushim ne jetën time?- tregon ajo, bagëtia duhet te hajë gjithmonë ajo nuk ka pushim. ?Kjo është puna ime?,- janë fjalët e saj e më pas humbet në mes turmës së deleve duke plotësuar kalendarin e përditshëm të punëve të saj.

Si rasti në fjalë qindra gra në Dibër bashkë me frymëmarrjen thithin cdo ditë përgjigjësi më tepër sec në të vërtetë u takon. Lodhja, sakrificat apo vuajtjet e tyre tregohen qartë në rrudhat që parakohe dalin në fytyrat e tyre.

 

Kaq fisnike, larg komoditetit, larg palestrave apo qëndrave estetike gratë në Dibër ruajnë kaq natyrshëm dashurinë dhe kujdesin e pa kursyeshëm për familjen e tyre dhe jo vetëm. Ato mbajnë peshën e cdo gjëje vecanërisht ato një fshat dhe si për ironi të fatit për to nuk flitet aspak.

Me një bismilah, rreth orës 6 të mëngjesit një grua në fshat zgjohet duke filluar sistematikisht kronologjinë e një ditë të zakonshme. Të lidhura fort me traditat pothuajse strikte të zonës gruaja duhet të bëjë cdo gjë, duke filluar nga ndezia e sobës së druve që shërben si sinjal se dera e shtëpisë është e hapur, mjelja e lopës, përgatitja e kafesë për të vjetrit e shtëpisë, pastrimi dhe vogëlsira të tjera të cilat patjeter duhet të mbarojnë gjithmonë para orës dhjetë të mëngjesit.

Themi mbarojnë, sepse gruaja ka akoma punë. Tashmë jashtë pragut të shtëpisë ajo është e detyruar të punojë edhe fushë pa marrë parasysh se cfarë stine është. Një grua në fshat duhet të të bëj dru, të kosis barin, të prashisë, pavarësisht se shumë prej këtyre punëve u takojnë gjinisë tjetër. Fshati nuk të jep shumë mundësi, e për këtë arsye burrat detyrohen të emigrojnë jashtë duke bërë që gratë të marrin vetë frenat dhe drejtimin e familjes.

Darka sërish ngarkon detyrën gruas e cila duhet të llogarisë edhe detajin më të parëndësishëm. Farfëria, në disa raste ekstreme bën që këto gra të harrojnë totalisht veten e tyre. Shpirtvrarë ato bëjnë cdo punë të ndershme për mbajtur të ngopur të paktën barkun e fëmijëve të vegjël.

Vrapojnë më male pa orar duke mbledhur bimë mjekësore apo punojnë cdo ditë tokat e fshatarëve në pikë të diellit, shiut apo borës pa menduar kurrfarë paragjykimi apo fjale që mund të thuhet. Halli të detyron!

Prania maskiliste në Dibër fatkeqësisht akoma dominon fort duke bërë pothuajse inekzistent reagimin e atyre pak grave që mundohen ose kanë mundësinë të reagojnë për të drejtat apo për një jetë ndryshe nga ajo çka jetojnë. Mentaliteti kaq i ndrydhur mbetet sërish një faktor ndikues që këto gra të heshtin dhe të mbeten akoma nën urdhërin e zakonit.

Burri urdhëron! Në të shumtën e familjeve mashkulli bëhet prijës i shumë dëshirave të gruas apo familjes dukë bërë që zëri i tyre të mos degjohet.
Në Dibër, akoma ekzistojnë tabu të cilat vështirësojnë tejet jetën e grave që jetojnë aty. Akoma shohim vajza të cilat pengohen të shkollohen, e disa me luftë arrijnë të fillojnë gjimnazin dhe mbarojnë atë të martuara. Ndoshta pa i pyetur dhe pse tani më rrallë prapë ky fenomen egziston.

Shumë gra rrihen por nuk flasin vetëm se njerëzit mund ti gjykojojnë. Shahen, vuajnë dhe prapë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë vetëm për lumturinë e fëmijëve të tyre që më shumë gjasa do të ndjekin të njëtin shembull.

Akoma në të përditshmen tonë shohim gra që etiketohen me shumëllojshmëri termash vetëm se frekuenton një sallon bukurie apo kur gruaja ka një nivel pak më të lartë se burri sërish fjalëlt vazhdojnë të rrjedhin. Epike kjo! Vetëm se në këtë sens nuk duhet të kuptojmë që nuk jemi mirë.

Gruaja gjithkund ka një rol të rëndësishëm dhë lirisht mund të quhet baza e një shoqërie. Ku më mirë se në Dibër kjo bazë shohim që shfrytëzohet në kapacitet të plotë për të qenë më në shumë në shërbim të të tjerëve sesa në të vetin. Ndryshimet po vazhdojnë të jenë pozitive dhe pse në disa zona me ritme më të ngadalta.

Të jesh grua në Dibër nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi është më e vështirë se të jesh grua në kryeqytet. Duhet të punohet fort që zëri I këtyre grave të dëgjohet sepse këto gra janë me të vërtetë heroina të heshtura./Samet Zagradi

 

Lajmet e fundit nga