LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëllohet me armë në kokë nga gardianët/ I riu në gjendje të rëndë shëndetësore

1 Shkurt 2018, 19:27, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e brendshme  të një gjykate në Kanada ku një i ri është qëlluar me armë zjarri në prani të nënës së tij.

Sikurse raportojnë mediet vendase Steven Berntrand, 18-vjeç, ndodhej përpara togave të zeza për të dëgjuar vendimin për një krim që ky i fundit kishte kryer.

Duket se dëshmitë e dhëna e kanë acaruar së tepërmi të riun dhe ka nisur konfliktin me një efektiv policor.

Vetëm për pak sekonda situata agravoi. Edhe pse 4 gardianët u munduan ta prangosin, adoleshenti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe vazhdoi të ?orvatet? me ata.

Sipas zyrtarëve të Byrosë së Pavarur të Hetimeve, EIB, që janë duke hetuar rastin, kanë deklaruar se 18-vjeçari kishte arritur të kap një shkop dhe të godas në kokë gardianin, ku kolegët e tjerë të ndierë të kërcënuar e kanë qëlluar atë më pistoletë në kokë.

Aktualisht Berntrand është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut. /CNA.al

Lajmet e fundit nga