Connect with Us

Klodian Tomorri: Ndalni haraçet!

Aktualitet

Klodian Tomorri: Ndalni haraçet!

Publikuar

-

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka shkruar se çdo taksë që vendoset jashtë dyerve të parlamentit është haraç dhe qytetarët nuk duhet ta paguajnë, pasi sipas tij kjo metodë e vjedhjes së popullit ka kaluar që 3 shekuj më parë.

Tomorri shkruan se çdo shkollë apo institucion që vjedh në këtë mënyrë qytetarin duhet paditur, ndërsa i ka bërë thirrje prindërve të kundërshtojnë pagesat.

Postimi i plotë:

Ndalni haracet
Cdo takse apo pagese qe vendoset jashte Parlamentit eshte e paligjshme dhe antikushtetuese.

Prinderit duhet te kundershtojne pagesat gjoja vullnetare qe i kerkojne shkollat. Cdo shkolle qe e ben duhet paditur. Ata qe jane pergjegjes duhet te merren si te pandehur.

LEXO EDHE:  “Tender 165 mijë euro për të mësuar fermerët si të punojnë tokën”/ Gazetari zbulon skandalin e Ministrisë së Bujqësisë

Nepunesit publike duhet te refuzojne ndalesat e rroges per mbjellje pemesh. Cilido zyrtar qe kercenon administraten per kete duhet te vihet nen hetim.

Fuqine per te taksuar e ka vetem sovrani, i cili ja ka mandatuar ate Parlamentit.

Asnje institucion tjeter pervec Parlamentit, nuk ka fuqi ligjore te vendose taksa apo te kerkoje pagesa nga qytetaret.

Kjo eshte vjedhje. As me shume e as me pak, por njesoj si grabitjet me arme ne rruge.

Qeveria duhet te nderhyje. Nese nuk e ben opozita duhet te kerkoje llogari ne Kuvend. Koha e haracit ka ikur 3 shekuj me pare. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Publikuar

-

Nga

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Ministrja e Financave Anila Denaj ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open”, me ish deputetin Arben Malaj.

Denaj tha se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, por ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend.

Malaj e kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.



“Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat.

LEXO EDHE:  Rilindja që ecën me këmbet e Saliut/ Nga Klodian Tomorri

LEXO EDHE:  Kamikazi 30 milionë euro i Portit

Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”,tha Malaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi propagandë të gënjeshtërt programin e punësimit të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai zotohet ta rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë.

“E ka hapur thesin e premtimeve si kurrë më parë, sa më keq ndodhet, sa më keq ndodhet ekonomia, punësimi, aq më shumë gënjen dhe përpiqet që të kalojë situata. Të njëjtën fjali [për pagën minimale] e ka thënë në 2017-ën, e ka përsëritur në 2018-ën, por tha 37,500 lekë, ndërsa tani është kthyer te 30 mijë lekëshi. Çdo qeverisje gjykohet për atë që bën gjatë mandatit dhe këto aktet e fundit, me premtimet e fundit, kur janë në ikje nuk kanë vlerë sepse faktet kanë vlerë sepse ajo që ti ke bërë këto 7 vite kanë qenë kundër të gjitha vendimeve që po bën tani dhe janë kopje e keqe e programit që PD-ja ka lançuar, premtim i saj në vitin 2017, po të donte kishte mundësi ta bënte më parë, ndërkohë që tani si rezultat i taksave të larta, konsumit në rënie faturave të kripura të energjisë dhe kostos së jetesës, familjet shqiptare janë në kushte mbijetese”, këmbënguli Tabaku në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Kamikazi 30 milionë euro i Portit

LEXO EDHE:  Parashikimi i kobshëm i gazetarit/Taksa e pisllëkut, çfarë ndodhi në Mesjetë!

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria vazhdimisht ka mbështetur një grup njerëzish pranë tij në investimet publike, investimet strategjike, por edhe në fushën e punës.



Ajo këmbënguli se programi në fjalë është i PD-së, dhe nëse asaj do t’i jepet mundësia e qeverisjes në fund të mandatit të saj do ta dërgojë pagën minimale në 400 euro.

Tabaku pretendoi se në 7 vite qeveria ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë të reja. Ajo e cilësoi “thirrje dëshpëruese e një qeverie në ikje” çdo premtim që do të bëhet në periudhën e fundit të mandatit të saj.

“Qeveria ka punuar vetëm me prezantime 3D dhe me ekrane, ndërkohë që në terren qytetarët nuk kanë prekur asgjë, infrastruktura është fatura më e rëndë e Ramës”, këmbënguli Tabaku e cila kujtoi programin e “Rilindjes Urbane” program i cili sipas saj ka shpenzuar buxhetin e investimeve pa krijuar zhvillim ekonomik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eksperti i ekonomisë bën llogaritë/ “Rritja e pagave për mjekët, blerje votash me para publike”

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë bën llogaritë/ “Rritja e pagave për mjekët, blerje votash me para publike”

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, është i ftuar në studion e emisionit “Open”, ku po diskutohet për rritjen e pagës së mjekëve.

Ai tha se të gjitha investimet në shëndetësi ndodhin para zgjedhjeve dhe qëllimi i vetëm i tyre është për të siguruar votat.



“Nga viti 2013 deri 2017 rritja ka qenë 0, në zgjedhje është rritur me 20% dhe tani është rritur, është blerje votash me para publike, që rriten 3 muaj para zgjedhjeve. Nuk është koecidencë. Por e keqja është se njerëzit harrojnë shumë shpejt, këto 6 muaj janë për zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Kamikazi 30 milionë euro i Portit

LEXO EDHE:  Klodian Tomorri "bën për ujë të ftohtë" Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Këto paga janë për vota jo për industrinë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE