Connect with Us

Horoskopi i ditës, 1 shkurt 2018

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 1 shkurt 2018

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Jeta ne çift do vije duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar qe sot do ia shprehni me shume ndjenjat atij qe keni ne krah dhe e ardhmja pritet te jete me e ndritur. Beqaret do kenë takime te shumta dhe ne fund te ditës do iu duhet te marrin vendime te rëndësishme. Ne planin financiar do jeni me te qete fale një shume qe keni marre kohet e fundit.

DEMI21. prill – 21. maj

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do flisni me lirshëm për gjithçka qe iu mundon dhe do i zgjidhni brengat. Edhe për beqaret gjithçka do jete e mundur. Bëjini sytë katër sepse mundësitë për takime do jene te mrekullueshme. Me financat nuk do i keni punët shume mire, kështu qe duhet te mos shpenzoni pa kufij.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Edhe pse marrëdhënia ne çift do jete shume e mire, nuk duhet te merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen. Tregohuni pak me te duruar nëse doni qe gjithçka te shkoje për se mbari. Beqaret do tregohen impulsive dhe mund te bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar ka mundësi t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur me pare.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Për sa iu përket beqareve ata do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe, por pa ndonjë rezultat specifik. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini te rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët. Falënderoni ata qe do iu ndihmojnë.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite shume e bukur kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i sqaroni përfundimisht te gjitha dilemat qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera te paqena. Financat do jene te qëndrueshme kështu qe mund te bëni investimet e duhura pa pasur asnjë rrezik.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Flisni me takt dhe diplomaci gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe do keni debate te shumta. Tregohuni edhe pak me te kuptueshëm. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te kenë te njëjtin status kështu qe është e kote te mundohen te gjejnë një person. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Përfitoni për te lare borxhet qe keni pasur.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri sot. Nuk do i mbani aspak mëri partnerit për ndonjë kritike qe do iu beje sepse do e kuptoni qe ai ka te drejte. Beqareve nuk do iu ecin gjerat shume mire. Kujdes me personat qe do iu joshin sepse edhe mund t’iu lëndojnë. Ne planin financiar do e përmirësoni situatën fale një shpërblimi qe do merrni nga puna.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Nëse kohet e fundit marrëdhënia mes jush dhe partnerit ishte ftohur duhet te gjeni mënyrën e duhur për ta përmirësuar. Mos i lini gjerat pas dore sepse situata edhe mund te ndërlikohet. Beqaret do kenë takime shume interesante te cilat nuk duhet t’i humbin për asnjë lloj arsyeje. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ka rrezik qe rutina ta pushtoje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur ambientit ne çift pa menduar se kjo mund te jete shkatërruese per ju. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe ti shprehin me tepër ndjenjat. Me financat do keni disa probleme te vogla te cilat mund t’i zgjidhni nëse tregoheni te kujdesshëm.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do filloni te thurni edhe projekte te rëndësishme për një te ardhme te ndritur bashke. Beqaret do ndihen shume mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni me problemin me te vogël. Me maturi mund te zgjidhni gjithçka.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do jeni me humor te keq gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashti si e kishit menduar ne çift. Zënkat me partnerin do jene shume te shpeshta. Beqaret do kenë takime te rëndësishme, por nuk duhet te nguten për asgjë. Ne planin financiar tregohuni me realiste dhe mos shpenzoni shuma te mëdha kur e dini qe situata nuk është aq e favorshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Nëse ende jeni ne një lidhje, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do i kushtoni vëmendjen dhe përkushtimin e duhur njeri-tjetrit. Beqaret ka shume mundësi te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Hiqeni sa me shpejt turpin dhe lëreni veten te lire. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme qe do e përmirësojnë situatën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 40 mijë lekë për naftëtarët në Ballsh, pas arritjes së marrëveshjes disa ditë më parë.

Në VKM-në e miratuar sot përcaktohen qartë procedurat dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerit.

VENDIMI I PLOTE

Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

TË PËRGJITHSHME

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh në muaj për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021, duke iu transferuar fondi përkatës Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet çdo muaj për punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Ndihmën financiare e përfitojnë punonjësit si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo ndihmë financiare më parë.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonësit të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe të larguarit nga puna si pasojë e COVID-19”, bëhet nga vetë subjekti/individi nëpërmjet dorëzimit elektronik të të dhënave të përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu.

Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjekti/individi aplikues duhet të paraqesë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, elektronikisht, të dhënat e përfituesit, ku përfshihen:

  1. a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS ku janë/kanë qenë të punësuar;
  2. b) të dhënat identifikuese të individit si:

emrin, mbiemrin e përfituesit;

numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.

III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 qershor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 dhjetor 2019

Administrata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke verifikuar tatimpaguesin nëse është apo jo përfitues i ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas verifikimeve sipas pikës 1, të këtij kreu, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare. Për çdo listë përmbledhëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgatit një urdhër shpenzim të cilin ia paraqet Degës së Thesarit Tiranë për ekzekutim. Paralelisht me dërgimin e urdhrit të shpenzimit në Degën e Thesarit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paraqet në bankën respektive të nivelit të dytë listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare, me qëllim transferimin e shumës së çdo individi në llogarinë e tij rrjedhëse, pranë kësaj banke. Lista përmbledhëse e individëve përfitues të ndihmës financiare, që paraqitet pranë bankës së nivelit të dytë, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  1. a) Emrin, mbiemrin e përfituesit;
  2. b) Numrin personal të identifikimit të përfituesit;
  3. c) Bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, sipas dispozitave ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratojnë rregullat procedurale për zbatimin e këtij vendimi.

MASA E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare, që përfitojnë punonjësit/ish-punonjësit, përcaktohet në kreun I, të këtij vendimi.

Ndihma financiare do të jepet çdo muaj për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

ÇËSHTJE TË FUNDIT

Efekti financiar për dymujorin nëntor – dhjetor 2020, në masën 92 261 140 (nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga fondi i alokuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19. Efekti financiar, për vitin 2021, në masën në masën 461 305 700 (katërqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e pesë mijë e shtatëqind) lekë, përballohet nga buxheti i vitit 2021, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së/ Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së/ Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Duke paralelizuar serbët me nazistët dhe kosovarët me hebrenjtë, për drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazin, Gjykata Speciale është një gjykatë e ngjashme me atë të Nurembergut, por “e kthyer kokë-poshtë”, e cila “nuk po gjykon nazistët, por hebrenjtë”.

Abazi e bëri këtë koment në një panel me gazetarin Franko Egro përballë Ilva Tares në Euronews Albania teksa u diskutua ecuria e procesit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai këmbënguli se gjyqi është ndaj UÇK-së dhe jo thjeshtë individëve, dhe se me këtë po bëhet një padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Qartazi Gjykata Speciale është padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, vetë aktakuza, me termin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ përpiqet të përmbysë të vërtetën historike dhe vendos në moment delikat edhe të ardhmen e Kosovës, ndikon te njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të përdoret nga Serbia,” – u shpreh Boiken Abazi, i cili këmbënguli se besonte te pafajësia e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Është si gjykata e Nurembergut e kthyer kokë-poshtë që nuk gjykon nazistët, por hebrenjtë, ose rezistencën e hebrenjve kundër nazistëve,” – shtoi më tej drejtuesi i Vetëvendosjes për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 prill 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 prill 2018

Abazi tha se në Kosovë nuk është vendosur ende drejtësi për luftën. Ai përmendi si shifra totalin e mbi 13 mijë personave të vrarë, prej së cilëve mbi 1,300 fëmijë, 20 mijë gra të përdhunuara dhe 1,600 persona ende të pagjetur.

“Për shumicën e këtyre krimeve nuk është dënuar askush në Serbi. Ka pasur edhe vrasje pas luftës, mirëpo dëshira dhe nevoja për drejtësi për pjesën tjetër të asaj se çfarë ka ndodhur me Kosovën nuk duhet ngatërruar me këtë gjykatë. Kosova ka hapur mbi 40 çështje dhe ka dënuar 34 shqiptarë dhe katër serbë për krime lufte, ndërsa Serbia ka hapur 17 çështje dhe ka dënuar 2 shqiptarë dhe 4-5 serbë që s’kanë ende vendim përfundimtar, flas këtu për konfliktin në Kosovë,” – u shpreh Abazi duke shtuar se nevojitet lobim dhe ndihmë ndërkombëtare që situata të ndryshojë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Miratohet vendimi/ Rimbursohen barnat për të sëmurët me Covid, ja shuma që do përfitoni

Publikuar

-

Nga

Miratohet vendimi/ Rimbursohen barnat për të sëmurët me Covid, ja shuma që do përfitoni

Këshilli i Ministrave ka miratuar rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19.

Paketa e barnave përbëhet nga dy skema trajtimi. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e parë të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1650 lekë.

Ndërsa vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e dytë të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 lekë.

Mjeku i familjes do të lëshojë recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 3 janar 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 gusht 2018

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

LEXO TE PLOTE