LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Maliq/ Një i plagosur në gjendje të rëndë

1 Shkurt 2018, 15:35, Aktualitet CNA

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zerec, të Maliqit në Korçë, ku ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi me inicialet S.K. 45 vjeç.

Burimet nga policia e Korçës, thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Zerec-Maliq, ku një traktor ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar 45-vjeçari S.K. banues në Libonik.

Të njëjtat burime thonë se shtetasi S.K, u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga