LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vota kundër SHBA në OKB/ Deputeti i PD publikon fjalimin e Trump: Seriozisht e ka ky?

31 Janar 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Partia Demokratike depozitoi dje në Kuvend një projektrezolutë lidhur me votën kundër të Shqipërisë në OKB për vendimin e SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sot ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale një pjesë nga fjalimi i presidentit të SHBA, Donald Trump në takimin me te rendesishem vjetor politik.

Deputeti Shehu thotë se se ndihma amerikane tani do të shkojë vetëm në vendet mike të SHBA-së dhe jo ato armike.

Postimi i plotë:

A E KA SERIOZISHT PRESIDENTI TRUMP!
Ne pergjigje te disa mermeritjeve kunder Rezolutes se paraqitur nga nje grup deputetesh te Kuvendit tone, ne lidhje me Ceshtjen e Jeruzalemit, po publikoj, ne shqip dhe anglisht, ate qe Presidenti Trump artikuloi mbreme, ne takimin me te rendesishem vjetor politik te gjere ne ShBA:

Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim. Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po I kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.
Donald Trump, fjalimi i State of the Union.

Last month I also took an action endorsed unanimously by the U.S senate, just months before. I afterëards, dozens of countries voted in the United Nations General assembly against America’s sovereign right to make this decision. In 2016, American taxpayers generously sent those countries more than 20 billions in aid. That is ëhy tonight I am asking congress to pass legislation to help ensure American foreign assistance dollars alëays serve American interests and only go to friends of America, not ennemies of America
Donald Trump, State of the Union speech./ CNA.al

Lajmet e fundit nga