Connect with Us

“Janari i peshqve të mëdhenj”/ Lu jep ultimatumin e fundit…

Aktualitet

“Janari i peshqve të mëdhenj”/ Lu jep ultimatumin e fundit…

Publikuar

-

Ndërkohqë që në rrjetet sociale, media dhe debate publike flietet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.

Me anë të një postiminë rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? “, – thuhet në postimin në fjalë.

LEXO EDHE:  Pse është tepruar shumë me idenë e “rënies” së Amerikës

Më tej ambasadori Lu kërkon, që të ketë rezultate konkrete përpara pranverës, kur pritet të ketë vendime të rëndësishme.

“Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu”, – përmbyll deklaratën e tij ambasadori Lu. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas report tv, SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

LEXO EDHE:  Zyrtare, SHBA dhe BE duan Vetingun

LEXO EDHE:   SHBA dërgon bombarduesit B2 në Korenë e Veriut

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Nga

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

LEXO EDHE:  Pse është tepruar shumë me idenë e “rënies” së Amerikës

LEXO EDHE:  Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Qeveria në luftë me qytetarët”/ Sazan Guri numëron faktet që tregojnë pushtimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ambientalisti Sazan Guri, akuzon qeverinë shqiptare, se është në luftë të hapur me popullin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Sazan Guri numëron 5 fakte, që sipas tij nuk tregojnë gjë tjetër, veçse një “pushtim” të vendit tonë.

Sazan Guri i referohet, edhe ngjarjes së fundit në Tepelenë, ku një ditë më parë u bë një përplasje e fortë, pasi banorët e Bënçës kanë kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës dhe si pasojë u dhunua edhe aktivisti Auron Tare.

Plasi ne Kucove?!

1. Dje banoret e Bences (shyqyr qe nuk kishte te rinj) e pesuan nga e gjefshin mos e pandefshin! Pa filluar degjesa publike per nje gurore mbi kokat e tyre, kompania vuri dore ne vend te fjales mbi pleqte.

2. Pardje, ne Gllave te Beratit kerkohet te ndertojne nje hec, duke mbledhur edhe shurrat e kafsheve, pa le burimet ujore dhe i cojne per energji per Beogradin! ju flini!

3. Pardje, gjyq me banoret e Laknasit se nje kompani me letra fallco iu rremben pyllin e ruajtur nga banoret, me te cilin kane ngritur jeten e familjeve te tyre.

4. Nje jave me pare, policia me kompani e bashki prapa, terheq zvarre banoret, sepse mbrojne piken e fundit te ujit nga kucedra.

5. Nje muaj me pare, ne Permet, sondat e sizmikes hynin me plasje per kerkime nafte pa rene dakord me banoret, sher e lufte, e protesta.

Dy pyetje:

1. Nje Qeveri e tere ne lufte te hapur me popullin e vet. Pse?

2. Cili eshte ndryshimi midis nje pushtuesi vendas dhe nje te huaj?”-shkruan Sazan Guri.

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

LEXO TE PLOTE