LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali arrestohet shqiptari për trafik klandestinësh

31 Janar 2018, 17:58, Aktualitet CNA

Autopatrulla e policisë së Triestes ndaloi një veturë me targa shqiptare. Në të përvec shoferit shtetas shqiptar ishin edhe 3 pasagjerë po ashtu shqiptarë.

Nga verifikimi i dokumenteve të identifikimit dhe shenjave të gishtave rezultoi se 3 pasagjerët shqiptarë, të moshave 23, 25 dhe 45 vjec ishin dëbuar nga Italia dhe nuk u lejohej hyrja në Itali si edhe në cdo vend tjetër të BE-së. Për këtë ata u kthyen mbrapsh në Slloveni, ndërsa shoferi A.C. 26 vjec u arrestua me akuzën favorizim emigracioni klnadestin.

Autovetura u sekuestrua si mjet, me të cilin ishte kryer nëj vepër penale. /Gjergj Thanasi/CNA.al

Lajmet e fundit nga