LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Burgaxhiu shqiptar nget makinën tapë rreh edhe karabinierët

31 Janar 2018, 17:08, Aktualitet CNA

Një emigrant shqiptar S.H. 33 vjec me shumë precedentë penalë po ngiste Mercedesin e vet me 150 Km. në orë rrugëve të qytezës së Kjuzdinos (Chiusdino).

Patrulla e karabinierisë i ka bërë shenjë të ndalojë, por bashkëatdhetari ynë ka shtuar shpejtësinë duke u përpjekur t?i shpëtojë ndjekjes së karabinierve. Kur u bllokua nga autopatrulla e karabinierve, ai u përlesh me ta duke u shkaktuar lëndime të lehta.

Nga testi i alkoolit rezultoi se S.H. ishte komplet tapë! Aventura përfundoi, kur emigranti shqiptar u arrestua në kushtet e flagrancës. /Gjergj Thanasi/CNA.al

Lajmet e fundit nga