LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha akuzë medies: Nuk fiksoi të gjithë spektrin pjesëmarrës

31 Janar 2018, 19:16, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit, “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, në televizionin ABC News, ku ka folur rreth protestës së 27 janarit.

Sipas Berishës, protesta ishte aq masive dhe gjithëpërfshirëse, saqë as edhe bulevardi nuk i numëronte dot. Ish-kryeministri tha se protesta ishte gjigande që bëri Edi Ramën të zhdukej.

Më tej ai akuzoi medien se nuk kishte fiksuar qindra socialistë intelektualë dhe jo vetëm që morën pjesë në protestë, si dhe shumë të paparti.

“Mediet nuk e fiksuan, se aty ka pasur shumë qytetarë të paparti, dhe e vërteta është qindra socialist, intelektualë e jo vetëm. Ishte një protestë madhështore.”, – tha Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga