Connect with Us

Si një mbretëreshë e vërtetë/ Veshja e Rihanës në çmimet Grammy e qëndisur me 275 mijë kristale

Aktualitet

Si një mbretëreshë e vërtetë/ Veshja e Rihanës në çmimet Grammy e qëndisur me 275 mijë kristale

Publikuar

-

/

Ajo nuk ka aspak frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për modën.

Rihanna provoi se ajo është mbretëresha më e guximshme e popit, teksa u shfaq me tre veshje të ndryshme në Grammy Awards të mbajtur në Madison Square Garden në Nju Jork.

Diva e hitit “Wild Thoughts”, nuk u shfaq në tapetin e kuq së bashku me të famshmit e tjerë sipas traditës, por megjithatë ajo i ka lënë pa fjalë të gjithë adhuruesit me zgjedhjet e saj të modës përgjatë mbrëmjes.

Rihanna nisi natën në një veshje lëkure në ngjyrë çokollate të Aleksandër Vauthier Haute Couture.

LEXO EDHE:  Selena Gomez zbulon fotot/ Ja arsyeja përse ajo u zhduk këtë verë

Këtë vershje ajo e shoqëroi me çizmet dhe dorezat njëngyrëshe nga Causse Gantier për Alexander Vauthier.

Për performancën e saj të “Wild Thoughts”, së bashku me DJ Khalid dhe Bryson Tiller, Rihanna kishte zgjedhur një fustan rozë të qendisur me 275,000 kristale nga Yves Saint Laurent.

Bukuroshja nga Barbados e mbylli mbrëmjen me një stil tërësisht retro, me një këmishë të artë dhe fund të zi nga Yves Saint Laurent./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaçe, ka dalë me një deklaratë lidhur me raportin e “Transparency International” për çështjen e korrupsionit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jaçe shkruanse Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin dhe se është për të ardhur keq.



“Pyetjes së përsëritur mbi klimën e biznesit në Shqipëri i jep përgjigjen sot raporti i Transparency International për 2021. Lexova intervistën e Lidija Prokic, Këshilltare për Evropën Lindore dhe Juglindore e Transparency International në Zërin e Amerikës. Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve, por as po zhvillon potencialet e saj. Dhoma Amerikane prej një viti ka parashtruar rëndësinë e ngritjes së një mekanizmi anti-korrupsion me masa ndëshkimore legjislative për zyrtarët e korruptuar, si dhe për krijimin e hapësirës për përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në denoncimin e rasteve korruptive. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet.”shkruan Jaçe në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Do rikthehem me kryeministrin”/ Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku  ka inspektuar sot punimet në “Urën e Llogarasë”.

Sipas saj puna ka ecur me ritme të kënaqshme.

 “Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.”, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner?

LEXO EDHE:  Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner?



Më tej, ministrja tha, se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin për të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.”, tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE