LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse nuk çudit vota e Agron Shehajt

30 Janar 2018, 17:36, Aktualitet CNA

Sot në Komisionin e Ekonomisë u diskutua një propozim për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani koncesionare. Një aeroport në kryeqendrën e jugut, i cili pritet të kushtojë të paktën 90 milionë euro. Diskutimet kanë qenë të forta. I pari ka qenë Dashamir Shehi, i cili debatoi fort me ministrat socialistë, Ahmetaj dhe Gjiknuri. Pas tij edhe kryetari i grupit të PD-së, Edmond Spaho, mbajti qëndrim denoncues ndaj kompanisë turke, që sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ishte vetëofruar. Spaho e quajti pazar korruptiv, ndërsa Gjiknuri vetë si deputet i Qarkut të Vlorës, por edhe si ministër, tha se ky ishte një investim serioz dhe i rëndësishëm. Gjiknuri tha se duhet të biem dakord dhe të kemi negociata që ky projekt të ecë përpara. Spaho thelloi akuzat e tij duke thënë se kjo është një aferë dhe nuk ka një tender ndërkombëtar.

E ndërkohë deputetët demokratë përlesheshin në debat me ministrat socialistë, i pari i listët së demokratëve në Qarkun e Vlorës, voton pro qeverisë, bashkon votat me socialistë. Agroni që nuk rri as në Vlorë, gjatë javës e kemi në Tiranë në Parlament, në fundjavë e gjen në Milano, deputet “part time” në Shqipëri.

Shpesh Agron Shehaj është kthyer në qesharak në Parlament, është tallur në media, është quajtur njeri i paditur nga politika, megjithëse një biznesmen i suksesshëm ndoshta, në politikë duket një analfabet funksional. Padijen e tij e ushtron çdo ditë e çdo çast.

Partia Demokratike ka pasur jo pak probleme në grupin parlamentar, rrjedhje votash, “tradhti”, akuza dhe kundër akuza, filloi me votimin e Gramoz Ruçit dhe ende nuk po ndalet. Sot Agron Shehaj votoi hapur pro socialistëve, megjithëse kolegët e tij po e quanin një aferë korruptive Aeroportin e Vlorës. Askush nga ata nuk ishte kundër, por po akuzonin qeverinë, jo vetëm politikisht. Agroni nuk u fsheh më, votoi pro socialistëve, ndoshta siç ka votuar kur u zgjodh Gramoz Ruçi, ashtu siç mund të votojë kur t’ia kërkojë Edi Rama.

Agron Shehaj, nuk është deputet i demokratëve të Vlorës, as i të djathtës, ai ësthë një biznesmen, që u vendos në krye të listës nga Lulzim Basha, për interesa krjetësisht klienteliste, korruptive, familjare.

Kur u publikua lista e kandidatëve nga Basha, në Vlorë u përhapën fjalët se ishin paguar 500 mijë euro për vendosjen e tij në krye të listës. E pra, këto para janë arsyeja që një deputet i një sigle, por që nuk përfaqëson anëtarët e asaj partie, shkon e bashkohet për pazare të dyshimta me kundërshtarin politik dhe këtë e bën hapur.

Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj demokratëve, ai nuk i përfaqëson ata, ai nuk është i zgjedhuri i tyre, as i propozuari i tyre, por i vendosur në listë nga korrupsioni i kreut të PD-së. Kur Lulzim Basha bën pazar me Edi Ramën dhe e shet Partinë Demokratike për 16 milionë eurot e familjes, çfarë duhet të bëjnë deputetët e PD-së, jo vetëm ata që kanë hyrë me paratë e tyre, por edhe ata që e ndjejnë veten si përfaqësues të demokratëve.

Vota e Agron Shehajt, nuk ka pse të çudisë askënd, dhe Goni nuk ka nevojë pse të sqarohet, disa gjëra nuk kanë nevojë për detaje, sepse diferencën e ka bërë Lulzim Basha me listën e tij.

Ata që kërkojnë përjashtimin e Agronit nga grupi i PD-së, thjeshtë gabojnë, ai nuk është deputet i PD-së, pavarësisht pjesë e atij grupi. Ai është pjesë e Listës së Bashës. Listës korruptive që e katandisi PD-në me një grusht deputetësh. Agroni si të jetë si të mos jetë, kjo tashmë s’ka më vlerë, problemi është Lulzim Basha. Lista që ai përgatiti, dhe pasojat po i shohim çdo ditë. E të gjithë me radhë në grupin e PD-së, kanë të drejtë t’i fusin nga një shitje ashtu si kryetari i tyre, i cili shiti opozitën për paratë e vjehrrit. Këta të shkretët s’kanë ç’kërkojnë më shumë, të paktën të fitojnë parat që i kanë dhënë Lulit. Prandaj dhe vota e Agron Shehajt nuk ka pse të çuditë asnjë, janë edhe shumë të tjerë Gone apo Goni, aty brenda. /CNA.al

Lajmet e fundit nga