Connect with Us

Rrëfehet ish-ministri Mbrojtjes, Kiço Mustaqi: Letra e oficerëve të lartë që spiunonin për planin tim për asgjësimin e Enver Hoxhës kur të vinte me pushime në Durrës

Aktualitet

Rrëfehet ish-ministri Mbrojtjes, Kiço Mustaqi: Letra e oficerëve të lartë që spiunonin për planin tim për asgjësimin e Enver Hoxhës kur të vinte me pushime në Durrës

Publikuar

-

Kiço Mustaqi, ka patur një karrierë të gjatë me uniformë ushtarake. E ka nisur si oficer i thjeshtë për të arritur në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm në kohën e komunizmit, duke arritur edhe në Byronë Politike në nivele partiake. Por duhet të vinte viti 1991 që të merrte edhe detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Pavarësisht se kanë kaluar gati tre dekada nga rënia e komunizmit, Kiço Mustaqi ruan të njëjtin mendim për Enver Hoxhën: Ishte një komandant i madh. Dhe tregon për “Albanian Free Press mbresat nga takimet me udhëheqësin komunist. Por edhe një moment delikat të jetës së tij, kur sapo ishte emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe dy oficerë e akuzuan për një komplot për zhdukjen e Enver Hoxhës dhe gjithë anëtarëve të Byrosë Politike kur të vinin me pushime në Durrës.

Nga Albert Z. Zholi

Më keni folur për një moment delikat në jetën tuaj, kur patët mbi shpinë një akuzë të rëndë. Mund të na e tregoni pas kaq vitesh?

Ishte tetori i vitit 1982. Në atë kohë isha emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendës i parë i ministrit të Mbrojtjes Popullore. Pa u mbushur 10 ditë nga emërimi, në Komitetin Qendror mbërriti një letër për udhëheqjen e firmosur nga Luto Haskaj, anëtar i Komitetit Qendror dhe Servet Demiri, komandant i Brigadës I në Vorë. Ata denonconin se Kiço Mustaqi, kur ishte komandant i Korpusit të Tiranës, kishte përpiluar plane për asgjësimin e anëtarëve të Byrosë Politike kur ata vinin me pushime në Durrës. Këtë letër, Simon Stefani, që mbulonte ushtrinë si sekretar i KQ dhe anëtar i Byrosë Politike, ma jep mua e më thotë: Shko në Korpus dhe zgjidhe këtë punë.

– Epo, i thashë, Lutua të më akuzojë mua? Duhet dhe një oficer i tretë.

– Shko se i dimë ne këto punë.

– Të paktën më jepni një instruktor i thashë.

– Jo tha as atë s’ta japim, shko vetë.

Shkova në Korpus në zyrën e komandantit dhe thirra komandantin, komisarin, sekretarin e Korpusit, shefin e shtabit të Korpusit dhe komandantin e Brigadës I, Servet Demirin. Me qëllim që të mos e merrnin vesh arsyen e vajtjes, u thashë:

– Kam një material do ta lexoj, do të flas unë i pari, pastaj të flasë kush të dojë. Edhe mbylljen do ta bëj unë, dhe pastaj jeni të lirë të bëni si të doni.

Pasi lexova letrën, u mor vesh pse kisha vajtur. Duke diskutuar i par,i u thashë se shokët Luto e Servet kanë vepruar drejt dhe kushdo nga ne që dyshon për të keqen që mundet të vijë njërit nga anëtarëve apo gjithë Byrosë Politike, bën mirë që ta informojë menjëherë partinë. Ndërhyri Lutua.

– Mos u tall, tha.

I thashë se kjo është letra jote, unë e kam seriozisht, madje e ke vonuar tre vjet.

– Unë kam tre vjet që kam ikur, duhej njoftuar më përpara, por ajo që është më kryesorja, që dua t’u them, është se ato plane janë për ta mbrojtur Byronë Politike e jo për ta asgjësuar. Po të keni kundërshtime, shkruani ku të doni. Është turp i madh të godasësh pas shpine shokët me të cilat ke punuar etj,etj.

Kështu u mbyll ky problem me Luton.

Por kur dhe si jeni njohur me Enver Hoxhën? Çfarë kujtimesh ruani për të? 

Kujtimet më të mira. E them me bindje se atë kohë, për ne ai ishte idhull. Kushdo donte ta takonte, por dhe që ndryhej për emocionet që mund të kishte. S’kishte bisedë në ushtri apo në familje që të mos lidhej me emrin e tij. Në imazhin tim ai ishte si një njeri i veçantë. Për herë të parë, me këtë udhëheqës u njoha nga afër kur më thirri në mënyrën më sekrete nga fundi i shtatorit 1982. Atëherë isha Drejtor Operativ dhe zëvendësshef Shtabit të Përgjithshëm. Në zyrën e tij në Komitetin Qendror ndodheshim vetëm ne të dy. Fillimisht më pyeti vetëm për gjendjen e ushtrisë, stërvitjen etj, por shkurt. Pastaj, kur më pyeti për udhëheqësit e ushtrisë me radhë, kuptova se kjo thirrje nuk bëhej me qëllim raportimi, por për të parë se kush isha. Donte të dinte përgatitjen time. Donte të më njihte vetë nga afër. Siç duket, kishte marrë propozimin për të më bërë Shef të Shtabit të Përgjithshëm, por nuk është se ma tha një gjë të tillë. Më pyeti për Kadri Hazbiun, Veli Llakajn e me radhë të gjithë zëvendësministrat, por edhe për Simon Ballabanin, që ishte komandant i Divizionit të Këmbësorisë.

Isha shumë i emocionuar. Kur e pashë, mu duk gjigant, i pazëvendësueshëm. Isha në siklet. Por pas pak çdo gjë mu fashit. Nuk e di nëse ai takim është i incizuar, por unë nuk i fola keq për asnjë njeri, madje i lavdërova ata për punën e tyre. I tregova se si Kadriu Hazbiu dhe si Veli Llakaj apo zëvendësit e tjerë, ma mbanin derën të hapur për çdo gjë dhe në çdo kohë. Po ashtu, edhe diskutonim lirshëm, etj. Kuptova se diçka lëvizte në këtë punë, prandaj u mundova të tregohesha i kujdesshëm. Kështu, nëse të nesërmen do të bëhej mbledhja e organizatës apo e kolektivit, duhej të thosha të njëjtat gjëra, të bëja kujdes që të isha i njëllojtë edhe me diskutimet e mëparshme në këtë mbledhje. Për një takim të tillë duhej të raportoja dhe në organizatën-bazë të partisë.

Jetën e organizatës së partisë e bënim bashkë me Kadri Hazbiun, Veli Llakajn, së bashku me drejtorinë operative. Nëse bëheshin këto mbledhje, nuk doja të më thoshin të deleguarit: Na thuaj ato që fole tek shoku Enver. Pra duhej të kisha të njëjtin qëndrim. Kjo gjë është në karakterin tim. Nuk kam bërë kurrë dy njerëz të ndryshëm. Në këtë çast më kujtoheshin me dhimbje drejtorët e Ministrisë, kur Beqir Balluku u gjykua para oficerëve madhorë, që vetëm i thoshin armik e agjent por edhe e sulmonin me ofendime nga më banalet, kur një javë më parë pinin dollinë e shëndetit të tij, pale dhe duartrokitjet për të, ku drejtorëve u gjakoseshin dhe duart. Kjo dyfytyrësi nuk më kishte pëlqyer aspak.

Kur mbaruam bisedën për të cilën folëm, Enver Hoxha më porositi që të mos e dekonspiroja bisedën para asnjërit. “Unë dhe ti”, – më tha. Por isha i qetë që dhe n.q.s. do të kërkohej të flisja, do të thosha të njëjtat gjëra.

A e zbatuat porosinë?

Unë e zbatova këtë porosi të tij, por tani, pas kaq shumë vitesh, besoj se nuk përbën më sekret. Por të njëjtën gjë ai kishte bërë dhe me Simon Ballabanin. Por ky i fundit, për rreth një vit e mbajti fjalën, e më pas më tha se Enveri e kishte pyetur për mua. Simoni, përveç fjalëve të mira në adresën time, kishte merakun se një mbesa ime ishte fejuar me djalin e Mihallaq Ziçishtit dhe ia kishte treguar Enverit këtë. Siç më tha vetë Simoni, Enver Hoxha iu përgjigj: “E dimë këtë çështje, e dimë, ndonjë gjë tjetër ke Simon? ” Për këtë unë kisha bërë shtojcë biografike më parë, kështu që edhe shokëve edhe Simonit ua kisha treguar, si shokë që ishim, pra që më ka ndodhur kjo çarje në biografi.

Pas bisedës me Enver Hoxhën unë u emërova në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm por dhe anëtar i Këshillit të Mbrojtjes. Kështu pata rastin të raportoj pranë shokut Enver për gjendjen morale-politike, stërvitjet, fortifikimet, gatishmërinë, planet e mbrojtjes, etj. Karakteristikë e tij ishte se i donte gjërat konkrete e të argumentuara.

Në siklet të madh u vura kur i raportova për gjendjen moralo-politike. Në fakt kam bërë shumë raportime. Por ajo që zuri më shumë vend ishte ky rast:

Në një repart ushtarak mori flakë një makinë. Ushtari që ishte më afër vrapoi dhe shoi zjarrin me kapotën e tij. Pas tij, erdhën me radhë edhe të tjerët. Komandanti i Brigadës njoftoi se zjarri u shua nga një ushtar i padisiplinuar. Kur e pyeta përse, ai m’u përgjigj se kishte ikur pa leje. E qortova komandantin dhe i thashë se ushtari ka bërë një gabim, por nuk është i padisiplinuar, sepse ai u hodh i pari në flakën e makinës, ku rrezikoi edhe jetën. Pra, tregoi se ai është me moral të lartë, etj. Enveri e pëlqeu këtë veprim timin dhe e miratoi vërejtjen që i kisha bërë komandantit të Brigadës.

LEXO EDHE:  Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”

Një tjetër argumentim para Enver Hoxhës ka qenë dhe kjo: Në punimet fortifikuese që bëjnë ushtarët xhenierë afër lumit Mat, kur një makinë civile ra në lumë me gjithë njerëzit, xhenierët pa përjashtim u hodhën në lumë dhe i shpëtuan të gjithë. Domethënë, edhe ata që ne i kemi me probleme biografike, janë të gatshëm të punojnë, të sakrifikojnë. Po ashtu, Enver Hoxhës i shpjegova edhe veprimet për asgjësimin e Xhevdet Mustafës dhe disa çështje të tjera, për të cilat nuk bëri vërejtje, por mbeti shumë i kënaqur, sepse edhe çështjet moralo-politike kanë treguesit konkretë si njësi matëse.

Keni patur takime të tjera me Enverin?

Po! E mbaj mend si sot. Çdo gjë që ka lidhje me të, e mbaj mend fare mirë. Nga fundi i tetorit 1982 më merr në telefon direkt Enver Hoxha. S’e besoja. Më pyeti si shkoja, si shkojnë punët dhe më tha se më 29 nëntor 1982 do të shkojmë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por, konkretisht, detyrën do ta marrësh nga shoku Ramiz. Kuptohet që telefonatat e fillimit janë dhe për të hequr emocionet, për një komunikim më të lirshëm me të. Kështu veproi edhe për kalimin tim në KQ të partisë. Më telefonoi vetë Enver Hoxha. Pas nja dy ditëve më thirri Ramiz Alia me të cilin sqaruam problemet dhe si do të veprohej më 29 nëntor 1982, kush do të merrte pjesë. Midis të tjerave, më tha se duhet të bësh listën me drejtorët e ministrisë dhe komandave këtu përreth. “Po komandantin e flotës, shokun Luto”, e pyeta. “Jo, Luton në asnjë mënyrë”, më tha. Edhe unë për të tatuar pulsin e bëra këtë pyetje, që të merrja vesh ku shtrihej ai problem.

Si sillej me ushtarakët udhëheqësi komunist?

Enver Hoxha i ka marrë gjithmonë në mbrojtje ushtarakët. Në një rast, shërbimet e Sigurimit e kishin informuar për vendosjen jo në rregull të qendrave të zjarrit e pozicioneve të zjarrit të artilerisë në zonën e Tropojës. Pra, për sabotim. Bashkë me Prokop Murrën, i kam shpjeguar Enver Hoxhës në hartë një për një, për çdo drejtim, vendosjen e fortifikatave dhe se si ato i shërbejnë taktikave apo strategjisë tonë për mbrojtje dhe kundërsulme, si edhe pse ato nuk mund të vihen në veprim të armiqve që mund të na sulmojnë. Enver Hoxha na ka dëgjuar me vëmendje dhe është bindur për çka i kemi thënë. Nga veprimtaria ime e një kohë jo të gjatë me Enver Hoxhën, kam përshtypjen se në ushtrinë që kemi patur, roli i tij ka qenë përcaktues. Ai ishte kompetent si Komandant i Përgjithshëm, shumë i kujdesshëm e korrekt me vartësit. Kam përshtypjen se ishte mjaft zemërgjerë dhe mund të toleronte çdo të metë që ndreqej, por mungesën e besnikërisë ndaj atdheut nuk ta falte kurrë.

Në vitin 1984, në Sekretariatin e KQ-së, kur kam raportuar për disa ndryshime në shkollat ushtarake, Enverit i kishin paraqitur për firmosje edhe një urdhër që, oficerët të cilët transferohen, duhet t’u sigurohet shtëpi e punë për familjen dhe, për ata që nuk i marrin gratë me vete, të lirohen nga ushtria. Por, propozuesit u gjendën krejt të befasuar. Shoku Enver na tha: “Ne transferojmë oficerin, jo gratë e fëmijët e tyre. Ato kanë të drejtat e tyre të banojnë aty ku kanë regjistrimin. Ju si ministri bëni një urdhër ku t’u caktoni oficerëve sa ditë dhe kur duhet të venë pranë familjeve të tyre, etj”.

Këtë e them për ata që flasin se Enver Hoxha vitet e fundit nuk ishte në gjendje logjike. I pyes: “A ka logjikë kjo vërejtje e urdhrit?”. Enver Hoxha përballonte një punë kolosale dhe kurrë nuk e humbiste logjikën. Kjo është e vërtetë. Njeriu duhet të kritikohet për ato çfarë ka. Jo për ato që imagjinohen.

Çfarë i raportonit Enverit dhe si reagonte ai për problemet ushtarake?

Kam raportuar para tij për gatishmërinë e ushtrisë. Dhe them me bindje të plotë: Jo, nuk është se mund t’ia hidhje lehtë, nëse nuk kishte fuqinë e duhur argumentuese. Ishte shumë i zgjuar dhe dëgjonte dhe fëshfërimën e gjetheve. Më vjen çudi që sot shumë thonë ishte injorant. Çudi! Koha kur ai ka udhëhequr ka treguar se ai me intuitën, përgatitjen, zgjuarsinë, ka ditur t’ia dalë mbanë. Përndryshe…

Që nga tetori i vitit 1982, kohë kur u emërova Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, do të isha një prej njerëzve që do të informoja Komandantin e Përgjithshëm, jo vetëm për gatishmërinë e njësive ushtarake, por dhe për gjendjen morale politike të ushtrisë në të gjitha hallkat e saj, deri në detajet me të thjeshta e të pazakonta. Unë flas me përgjegjësi për aq sa kam pasur njohje reale konkrete me këtë udhëheqës. Sepse padyshim, janë të tjerë ata që e njohin më mirë. Enver Hoxha ka rolin vendimtar të padiskutueshëm në ushtrinë shqiptare, sepse ai e organizoi, e udhëhoqi, e drejtoi atë, që në Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e deri sa i ndaloi frymëmarrja si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Por ai edhe e ndiqte nga afër, me hollësi, si gjendjen moralo-politike të ushtrisë, cilësinë e stërvitjes, fortifikimeve e të gatishmërinë luftarake. Padyshim, ishte një komandant i madh.

Karriera e ish-ministrit të Mbrojtjes

Kiço Mustaqi u lind në fshatin Pecë të Sarandës në vitin 1939. Ka ikur nga vendlindja që në moshën 13 vjeç, kur ende s’e kishte shkelur pëllëmbë për pëllëmbë, fshatin e lindjes. Në fillim shkon në Kuçovë për shkollim dhe më vonë, mbaroi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Ishte viti 1960. Viti kur në mbarë globin ndodhën ngjarje të mëdha politike, por sidomos në Shqipëri po frynin erërat e ftohta të ndarjes me ish-BRSS, superfuqia komuniste me 15 republika brenda. Pas ndarjes me ish-Jugosllavinë, për Shqipërinë po trokiste një ndarje tjetër e madhe që do të sillte me vete një dramë. Ishim të izoluar dhe udhëheqja komuniste e kohës po i hidhte sytë larg, në Lindjen e Largme, tek Kina komuniste që në atë kohë kishte një popullsi prej 900 milion njerëzish. Ishin vitet kur ushtria shqiptare ishte në gatishmërinë më të lartë luftarake. Ishin vitet kur “çdo shqiptar ishte edhe një ushtar i Partisë”. Pas mbarimit të studimeve ushtarake, Kiço, fillimisht shërbeu si oficer në një repart ushtarak, pastaj në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, si komandant kompanie deri më 1964. Më 1964-1967 studioi në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu“. Pas 12 vjet studimesh të përgjithshme në shkollat ushtarake filloi dhe karriera e tij si ushtarak. U emërua në Tropojë komandant i Brigadës Sulmuese më 1969. Më pas lëvizi për në Vaun e Dejës ku ishte emëruar si Komandant i Brigadës së Këmbësorisë. Më 1974, emërohet Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas dy vjetëve, bëhet Komandant i Korpusit të Tiranës. Më pas, për 3 vjet do të ishte Drejtor Operativ i Ushtrisë e zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Me largimin e Veli Llakajt, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ndërsa në vitin 1991, u emërua Ministër i Mbrojtjes. Gjithashtu që nga viti 1976 deri në vitin 1992 është zgjedhur si deputet në zonat e minoritetit. Në vitin 1986 është zgjedhur edhe në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë.(AFP.al)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si Sekretarët e Parë të Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Foto/Fidel Kastro i fali një Cadillac, Enverit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si Sekretarët e Parë të Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  A e duan akoma shqiptarët Enverin?/ Sa vota mori Partia Komuniste

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: