LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon rrugën në Pogradec/ Qytetarët: Pse nuk ka vija të bardha?

30 Janar 2018, 09:01, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar në rrjetet sociale një video të filmuar me dron nga qyteti i Pogradecit.

Nëpërmjet këtyre pamjeve kreu i qeverisë tregon transformimin e Unazës së Pogradecit dhe rrugën e re Pogradec ? Qafë-Plloçë.

?Këto dy segmente rrugore të rëndësishme që pas 27 vjetësh lehtësojnë më në fund qarkullimin dhe shkurtojnë ndjeshëm distancat në këtë zonë të Shqipërisë jug-lindore,? shkruan Rama.

?MIRËMËNGJES

Dhe me këto pamje nga Unaza e transformuar e Pogradecit dhe rruga e re Pogradec – Qafë ? Plloçë, dy segmente rrugore të rëndësishme që pas 27 vjetësh lehtësojnë më në fund qarkullimin dhe shkurtojnë ndjeshëm distancat në këtë zonë të Shqipërisë jug-lindore me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike dhe turistike, ju uroj një ditë të mbarë?- shkruan kryeministri në postimin e tij.

Por të menjëhershme kanë qënë reagimet e qytetarëve, të cilët i kërkojnë llogari kryeministrit pse rruga nuk ka vija të bardha dhe pse I mungon sinjalistika. Gjithashtu qytetarët e akuzojnë se inauguron disa herë rrugë të papërfunduara. ? PSE NUK KA VIJAT E BARDHA NE MES DHE ANASH?? 
Te lutem mu pergjigj!?– shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Rama sikur te kishte vijat e bardha kjo rruga mire do ishte,por si gjithmone ju dhe paraardhesi juaj inaguroni nga 4 here dhe parap pa perfunduar vepra!! Mesohuni nje here te inaguroni nje veper te perfunduar nga fillimi deri ne fund 100% se lat nam!!!?

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Ah o toke e bekuar por e mallkuar nga keto fare soji. Rruga rruga rruga a e dini ju z.instat se mesatarisht nje person ne dite ka te ardhura 3 dollare. Nga te cilat 50 % jane taksat tuaja qe gjoja ulet energjine . TAKSAT NE FATUREN E UJIT. POR KY POPULL NUK.ANKOHET PASI DEHET SHPEJT?

?Vetem sinjalistiken e kam merak pasi eshte bere kudo jo e mire. Eshte verejtje specialisti qe me ra dora duke shkruar dhe goja duke folur dhe nuk na degjon njeri. Pershendetje ing. Fatmir Hasho?– shkruan një tjetër qytetar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga