LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i përmend çizmet/ Kryemadhi: “Ai ndjen kënaqësi…”

30 Janar 2018, 10:37, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI ?së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me trumbetimin e Kryeministrit Edi Rama, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Sipas Kryemadhit, kryeministri mashtroi për Vlorën, për ilaçet, për  pronat e çamëve, pasi ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.

?Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve.

Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është?, ka shkruar Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale.

Pak minuta më parë, Rama iu drejtua opozitës, duke e pyetur se përse ata janë kundër këtij investimi.

?Apo ju doni çizmet?, ka shkruar Rama në rrjetet sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga