LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Fier/ Shoqërohet autori dhe 3 persona të tjerë

30 Janar 2018, 18:19, Aktualitet CNA

Policia ka shoqëruar të dyshuarin si autor të plagosjes së pasdites së sotme në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit.

Sipas burimeve nga policia, raportohet se autori i dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit, është shtetasi me inicialet E.H. ndërsa janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë që kanë dijeni rreth ngjarjes.

E.H. dyshohet se ka plagosur pasditen e sotme, shtetasin R.Gj., i cili në momentin e të shtënave ishte nën shoqërinë e të fejuarës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh. R.Gj. ndodhet jashët rrezikut për jetën në Spitalin e Fierit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga