LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonja tregon se përse Rama po i jep detin Greqisë

30 Janar 2018, 16:34, Aktualitet CNA

Fatos Lubonja, i ftuar në studion e televizionit News24, teksa komentoi diskutimet Shqipëri-Greqi, që po bëhen në nivel ministror nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ai i Greqisë Nikos Kotzias, tregoi se përse Greqia do të fitojë më shumë nga marrëveshja.

Sipas analistit Fatos Lubonja, si kufiri detar, marrëveshja për varrezat greke e çështjet e tjera të diskutuara nga dy palët, nxjerrin grekët fitimtarë, për shkak se qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Edi Rama, kërkon të marrë “OK” për hapjen e negociatave, dhe atë ta përdorë në zgjedhje përballë shqiptarëve.

“Rama është i gatshëm ?ta shesë? Çamërinë dhe detin vetëm që të marrë një ok që t?ju thotë shqiptarëve unë nisa negociatat me BE. Pra i duhet një sukses i tillë”, tha Lubonja.

Pavarësisht kësaj, Lubonja tha se hapja e negociatave nuk është një shenjë përparimi, ndërsa theksoi se duhet transparencë për bisedimet mes palëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga