LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aeroporti i Vlorës/ Braçe: Investim për intersesa të ekonomisë vendase

30 Janar 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në rubrikën “45 Minuta” në Report TV, teksa ka komentuar sfera të ndryshme të politikës, është shprehur për aeroportin e Vlorës, se është një investim për intersa të ekonomisë vendase.

“Ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa. Nuk më intereson asnjë problem i brendshëm i Turqisë. Nuk mendoj që ndërtim i aeroportit është gjeo-politik, është ekonomi”.

Më tej Braçe është shprehur se aeroporti i Vlorës do të jetë shumë më i madh se i Rinasit.

“Do të jetë pjesë e negociatave. Ajo që dimë është që pista e tij do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Do të jetë më i madhi në vend, aeroporti i Vlorës. Do të duhet kohë të kapërcejë numrin e udhëtarëve që lëviznin nga Rinasi, por do të marrë një pjesë të konsiderueshme”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga