LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 klane dhe 20 familje mafioze/ Xhafaj: Janë identifikuar më shumë. Ja në cilat qytete ndodhen

30 Janar 2018, 20:56, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, referuar deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, se janë 4 klane dhe 20 familje kriminale që veprojnë në Shqipëri, tha se janë më shumë se aq, dhe se ato janë identifikuar, por nuk mund të arrestohen pa mbledhur të gjitha provat dhe faktet.

“Janë më shumë se 20 grupe kriminale, janë identifikuara, dhe të skeduara.”, – tha Xhafaj.

Sipas ministrit të Brendshëm këto familje e klane mafioze, janë të shpërndara nëpër territorin e vendit, ku më së shumti ka në, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Fier e Elbasan.

Më tej ai u shpreh se ata po hetohen për çështje të ndryshme si, trafiku i drogës, vrasje e një sërë veprash të tjera penale.

Xhafaj u shpreh se, një pjesë prej tyre janë në Shqipëri, një pjesë kanë qenë të larguar, dhe një pjesë tjetër janë larguar gjatë kësaj kohe. /CNA.al

Lajmet e fundit nga